Toponimia e Bjeshkëve të Komunës së Deçanit
TOPONIMIA E BJESHKËVE TË KOMUNËS SË DEÇANIT
PASQYRA E LËNDËS
Abstrakt.......................................................................................5
KREU I
1. Hyrje................................................... ..................................6
1.1.Qëllimi i studimit..................................................................8
1.2.Objekti i stud.........................................................................9
1.3.Metodologjia.......................................................................10
1.3.1. Inform.............................................................................11
1.3.2. Mjetet e përdorura.........................................................11
KREU II
2.1.Pozita gjeografike e bjeshkëve të Komunës së Deçanit.......12
2.2.Pasuritë ekonomike e bujqësore të Komunës së Deçanit.....14
2.3.Kufijtë komunalë-administrativë..........................................19
2.4. Harta e Komunës së Deçanit...............................................20
2.5. Popullsia..............................................................................21
4
KREU III
3.1. Toponomastika e bjeshkëve të Komunës së Deçanit...........23
3.2. Prejardhja kuptimore e mikrotoponimisë së bjeshkëve të
Komunës së Deçanit.........24
3.3. Emra vendesh sipas antroponimisë dhe patronimisë...........25
3.4. Emra vendesh sipas antroponimisë tri gjymtyrësh..............26
3.5. Emra vendesh sipas patronimisë (mbiemrave)....................26
3.6. Emra vendesh sipas antroponimisë së gjinisë femërore.......27
3.7. Emra vendesh sipas fitonimisë.............................................27
3.7.1. Toponime që përmbajnë fjalën ah,-i.................................28
3.7.2. Toponime që përmbajnë fjalën arrë,-a.............................28
3.7.3. Toponime që përmbajnë fjalën boronicë,-a......................28
3.7.4. Toponime që përmbajnë fjalën bredh,-i...........................28
3.7.5. Toponime që përmbajnë fjalën bung,-u............................28
3.7.6. Toponime që përmbajnë fjalën çetinë,-a..........................28
3.7.7. Toponime që përmbajnë fjalën çaj,-i...............................28
3.7.8. Toponime që përmbajnë fjalën dardhë, a........................28
3.7.9. Toponime që përmbajnë fjalën g’lli,-a............................28
3.7.10. Toponime që përmbajnë fjalën k’shtojë,-a....................28
3.7.11. Toponime që përmbajnë fjalën karajfil,-i.....................28
3.7.12. Toponime që përmbajnë fjalën klekë,-a.......................29
3.7.13 . Toponime që përmbajnë fjalën klladë,-a......................29
3.7.14. Toponime që përmbajnë fjalën lajthi,-a.......................29
3.7.15. Toponime që përmbajnë fjalën mollë,-a.......................29
3.7.16. Toponime që përmbajnë fjalën molikë,-a.....................29
3.7.17. Toponime që përmbajnë fjalën plep,-i.........................29
3.7.18. Toponime që përmbajnë fjalën pojë,-a..........................29
5
3.7.19. Toponime që përmbajnë fjalën pishë,-a........................29
3.7.20. Toponime që përmbajnë fjalën qershi,-a.......................29
3.7.21. Toponime që përmbajnë fjalën shtog,-i.........................29
3.7.22. Toponime që përmbajnë fjalën shtarë,-a.......................30
3.7.23. Toponime që përmbajnë fjalën tis,-i.............................30
3.7.24. Toponime që përmbajnë fjalën therrë,-a.......................30
3.8. Emra vendesh sipas zoonimisë.........................................30
3.9. Toponime që përmbajnë emra kafshësh të egra................30
3.9.1. Toponime që përmbajnë fjalën arushë,-a................... ...30
3.9.2. Toponime që përmbajnë fjalën breshkë,-a.....................30
3.9.3. Toponime që përmbajnë fjalën cjap,-i..........................30
3.9.4. Toponime që përmbajnë fjalën dhi,-a............................30
3.9.5. Toponime që përmbajnë fjalën thi,-u.............................31
3.9.6. Toponime që përmbajnë fjalën ujk,-u............................31
3.10. Toponime që përmbajnë emra shpendësh.......................31
3.10.1. Toponime që përmbajnë fjalën hut,-i...........................31
3.10.2. Toponime që përmbajnë fjalën orl,-i............................31
3.11. Toponime që përmbajnë emra kafshësh të buta..............31
3.11.1. Toponime që përmbajnë fjalën buall,-i........................31
3.11.2. Toponime që përmbajnë fjalën dash,-i.........................31
3.11.3. Toponime që përmbajnë fjalën kalë,-i..........................31
3.11.4. Toponime që përmbajnë fjalën kingj,-i........................31
3.11.5. Toponime që përmbajnë fjalën lopë,-a.........................31
3.11.6. Toponime që përmbajnë fjalën gomar,-i......................31
3.11.7. Toponime që përmbajnë fjalën qen,-i..........................31
3.11.8. Toponime që përmbajnë fjalën viç,-i...........................32
3.11.9. Toponime që përmbajnë fjalën ka,-u...........................32
6
KREU IV
4. Struktura gjuhësore e toponimeve të Bjeshkëve të Deçanit......32
4.1. Onomastika eufemistike....................................................32
4.2. Toponime që përmbajnë rrënjën mirë, keq, bukur.............32
4.3. Toponime që lidhen me mite dhe besime fetare................33
4.4. Toponime që përmbajnë fjalën varr,-i................................33
4.5. Toponime onomatopeike...................................................34
4.6. Toponime me numëror........................................................34
4.7. Toponime dygjuhësor..........................................................35
4.8. Toponimet në harta topografike..........................................37
4.8.1. Hartë topografike 1:25000..............................................40
4.8.2. Hartë me toponime ZK Isniq..........................................41
4.8.3. Hartë me toponime ZK Irzniq 2.....................................42
4.9. Paraqitja e toponimeve në periudha të ndryshme kohore.........43
4.10. Përbërja morfologjike e fjalëformuese e toponimisë së
bjeshkëve të Deçanit............................................................... .48
4.11.Toponime të formuara nga emra të përgjithshëm.............48
4.12. Toponimet antonimike....................................................53
4.13. Toponime me strukturë togfjalëshi................................54
4.14. Toponime me strukturë fjalie...................................... ...55
4.15. Struktura fjalëformuese e toponimeve të bjeshkëve të
Komunës së Deçanit.............................................................. .55
4.16. Toponimet fjalë të përbëra.............................................57
4.17. Toponimet fjalë të përngjitura..................................... .57
7
KREU V
5. Fjalorthi i toponimeve të bjeshkëve të Komunës së Deçanit......58
6. Përfundime............................................................................. ......82
Shtojca I...................................................................................... ......84
Tabela me emra të informatorëve.............................................. .......87
Literatura....................................... ........................... .......................88
8
ABSTRAKT
Në këtë punim masteri kemi trajtuar toponimet e bjeshkëve të
Komunës së Deçanit. Këto vise malore historikisht janë
populluar nga shqiptarët. Gjatë stinës së verës popullsia e
Deçanit i ka shfrytëzuar pasuritë e shumta të këtyre bjeshkëve.
Në kërkimet tona, të cilat kanë qenë të përqendruara më tepër
në terren, kemi regjistruar shumicën e toponimeve të këtyre
bjeshkëve. Toponimet e regjistruara i kemi klasifikuar në:
emra vendesh sipas fitonimisë, zoonomisë, oronimisë,
ojkonimisë, hidronimisë, patronimisë, antroponimisë dhe
emra nga besëtytnitë fetare.
Nga aspekti semantik jemi përpjekur të shpjegojmë
motivimin e emërtimit të këtyre emërtimeve, ndërsa në
aspektin strukturor kemi bërë kategorizimin dhe më pas
zbërthimin morfologjik (fjalëformues) të këtyre emërtimeve.
Në aspektin historik dhe etnografik kemi bërë
krahasimin e toponimeve në periudha të ndryshme kohore për
të dëshmuar qartë tendencën e administratës serbe për
sllavizimin e disa prej qindra toponimeve të asaj zone.
Të pakta janë toponimet që i hasim në dy gjuhë (
sllavisht dhe shqip).Vetëm në harta topografike figurojnë disa
emërtime në gjuhën sllave, ndërsa një pjesë e tyre duket qartë
se janë përkthyer dhe përshtatur nga shqipja në sllavishte.
Pasi që mikrotoponimia është pjesë e leksikografisë,
jemi përpjekur që të hartojmë një fjalor mikrotoponimik, të
radhitur sipas alfabetit.
Deri më tani i ka munguar onomastikës kosovare një fjalori
tillë me toponime dhe mikrotoponime të këtij visi malor të
Kosovës.
Fjalët kyçe: onomastikë, toponim, bjeshkë, analizë,
prejardhje kuptimore, emërtim.
1. HYRJE
Bjeshkët e Nemuna përfaqësojnë një ndër zonat më
të bukura dhe më atraktive, jo vetëm në Kosovë por edhe më
gjerë. Pasuritë e shumta natyrore si: flora, fauna, kullosa të
mjaftueshme për bagëti, burime të shumta të ujit etj. kanë
qenë gjithmonë burim i pashtershëm për popullsinë e Deçanit
me rrethinë. Historikisht popullsia vendase i ka shfrytëzuar
ato pasuri kryesisht me blegtori, pasi që blegtoria ka qenë
burim parësor për jetesë.
Para luftës së fundit të vitit 1998- 1999 popullsia
deçanase, me banorët e fshatrave përreth, këto vise malore
sërish i shfrytëzojnë gjatë stinës së verës. Barinjtë me bagëti
gjithmonë kanë shkuar nga fillimi muajit maj, deri në muajin
tetor, varësisht nga moti që ka mbizotëruar në ato vise. Gjatë
qëndrimit të tyre në ato vise, qofshin ato kullosa, pyje, maja,
vendbanime apo ujëra, ka dalë e nevojshme që emërtimet e
vendeve të bëhen nga vet banorët. Secili emër vend lidhet me
një ngjarje të caktuar apo me ndonjë histori a ndodhi që ka
ndodhur në të kaluarën dhe që është trashëguar brez pas brezi.
1. Emërtimet e vendeve janë formuar në bazë të
ngjyrës së objektit, madhësisë, formës, konfiguracionit etj.
Pjesa tjetër e emërtimeve të vendeve është bërë sipas
patronimisë dhe antroponimisë, pra vendi e ka marrë emrin
sipas individit ose sipas kryefamiljarit që i përkiste.
Gjithashtu, një numër i emërtimeve të vendeve janë bërë edhe
sipas fitonimisë, pasi që ato vise janë mjaft të pasura me bimë
drunore dhe barishtore. Pasi që ato vise malore janë të pasura
me kafshë dhe shpezë të egra, si dhe pasurimi i tyre gjatë
stinës së verës edhe me kafshë të buta, shumë toponime janë
motivuar edhe nga emri i bazuar në zoonim.
2. Emërtimi i vendeve ka qenë nevojë e veçantë për
brezat në vazhdimësi për disa arsye. Së pari për ta identifikuar
një vend, së dyti për ta përcaktuar një territor, dhe së treti për
t’i ndarë kufijtë natyror.
3. Hulumtimi ynë tregon se toponimia e këtij visi
malor është e pasur. Këto emërtime, me ndonjë adaptim të
vogël, janë trashëguar nga brezi në brez.
4. Historikisht pushtuesit krahas armëve, kanë
përdorur edhe lapsin për ta devijuar të vërtetën historike të
popullit shqiptar. Një përpjekje e tillë për ndryshimin e
emërtimeve është bërë edhe gjatë kohës së sundimit të Serbisë
në këto anë. Këto përpjekje vërehen në ndërhyrjet në hartat
topografike, ku shihet qartë ndryshimi i emërimit të disa
vendeve të caktuara në këto bjeshkë. Disa toponime dalin të
përkthyera në gjuhë sllave, si p. sh. Toponimi Qafa e Madhe,
në harta topografike e gjejmë me emrin Velika čafa. Shembull
tjetër kemi te ojkonimi Stanet e Kuqve, në Bjeshkën e
Deçanit. Në hartat topografike është shënuar Osovič stanove
(Hartë topografike 1:25 000 Ɖeravica, 1972 Dečane). Të
kësaj natyre dalin të gjitha toponimet e përkthyera në gjuhën
sllave. Ndonjëherë toponimi është“bilingual”, siç ishte rasti
me toponimin Velika čafa.
5. Për nga përbërja morfologjike e fjalëformuese e
toponimisë së bjeshkëve të Komunës së Deçanit një numër i
madh i tyre dalin të jenë formuar nga emra të përgjithshëm
(apelativë).Emrat, si: qafë, guri, krua, maje, mal, shpellë,
livadh, shteg, përrua etj. + një emër në rasën gjinore,
ndonjëherë mbiemër, formojnë emërvende të shumta, si: Qafa
e Livadhit, Guri i Zi, Maja e Madhe, Mali i Zi, Shpella e
Minares, Livadhi i Kripës, Shtegu i Love, Përroni i Honifes
etj.
6. Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm i
emërtimeve të vendeve dalin të formuara me ndihmën e
parafjalëve dhe prapashtesave, si p.sh. : Ner-kungja, Masshkallash, Plep-ishtë, Ah-ishtë, si dhe emërtime kompozita:
Stanet e Ali Bajramve, Kroni i Ahmet Azllanve, Kroni i Zekë
Ademit etj. Nuk mungojnë as toponimet e formuara me
strukturë fjalie, si: Ku kanë k’cy Dragojt, Ku hup ujtë etj.
7. Si në të gjitha treva shqiptare, ashtu edhe në këtë
vis malor hasim toponime antonimike. Të tilla janë toponimet
të lidhura në çifte që kanë kuptim të kundërt njëra me tjetrën,
si: Guri i Bardhë, Guri i Zi; Gropa e Madhe, Gropa e Vogël
etj.
8. Fjalorthi mikrotoponimik me 800 mikrotoponime i
radhitur sipas alfabetit të gjuhës shqipe mendojmë se është i
një rëndësie të veçantë për onomastikën shqiptare. Në fjalorth
toponimet i kemi dhënë në dy trajta: e para është shënuar në
trajtën standarde, kurse trajta e dytë është shënuar në trajtën
dialektore, ashtu si e shqipton populli, si: Bung-u: Buŋaja
(Belle); Përr(u)-oi: P’rroni i Belegut (Bjeshka e Belegut);
Kr(ua),-oi: Kroni Podesh (Bjeshka e Belegut) etj.
1.1. Qëllimi i punimit
Qëllimi kryesor i këtij punimi ka qenë mbledhja e
toponimeve dhe mikrotoponimeve në Bjeshkët e Komunës së
Deçanit. Toponimet e regjistruara më pastaj t’i analizojmë në
prizmin etnografik dhe të përcaktojmë prejardhjen e tyre.
Qëllim tjetër i këtij punimi ka qenë përshkrimi i
strukturës leksikore, morfologjike dhe semantike i
emërtimeve të këtij visi malor. Studimi është trajtuar edhe në
aspektin etnolinguistikë.
Nga ana tjetër, kemi pasur qëllim krahasimin e
strukturës gjuhësore të toponimeve të kësaj ane sipas
periudhave nëpër të cilat ka kaluar vendi. Këtë krahasim e
kemi bërë duke shfrytëzuar studime dhe harta topografike e
kadastrale.
Duke parë natyrën e llojllojshme të toponimeve të
këtij visi malor në fund të punimit kemi hartuar një fjalorth, i
cili ngërthen në vete të gjitha toponimet e regjistruara.
Renditjen e tyre e kemi bërë duke respektuar rendin alfabetik.
1.2.Objekti i studimit
Objekt i këtij studimi janë toponimet në bjeshkët e
Komunës së Deçanit. Ky vis malor shtrihet në 74.50 km² dhe
gjeografikisht është i ndarë në 11 bjeshkë. Secila nga këto
bjeshkë është pronë e ndonjë prej fshatrave të kësaj komune.
Synim kryesor në këtë punim ka qenë regjistrimi i
toponimeve në teren. Toponimet e regjistruara jemi përpjekur
t’i trajtojmë në aspektin gjuhësor dhe etnografik. Ndërsa, në
aspektin semantik dhe strukturor toponimet i kemi trajtuar
sipas: hidronimisë, oronimisë, ojkonimisë, zoonimisë,
fitonimisë, patronimisë dhe antroponimisë.
Synim tjetër gjatë punës sonë kemi pasur edhe analizën
morfologjike dhe fjalëformuese të këtyre toponimeve.
Toponimet në harta topografike, kadastrale dhe ato të
mbledhura nga goja e popullit, jemi përpjekur t’i krahasojmë
nga shumë kënde në mënyrë që të evidentojmë transformimin
e tyre gjuhësor e politik gjatë etapave të ndryshme kohore.
1.3. Metodologjia
Në përpjekje për realizimin e këtij punimi kemi
përdorur këto metoda të hulumtimit: si metodë kryesore ka
qenë metoda e punës në terren. Këtë metodologji e kemi
realizuar përmes vrojtimit të drejtpërdrejtë, d.m.th. në terren
me njohës të atyre viseve kam regjistruar shumicën e
toponimeve. Në anën tjetër, në shumë raste është aplikuar
edhe metoda e anketës (shih shtojcen nr. 1.).
Metodë tjetër hulumtimi ka qenë kërkimi dhe gjetja e
hartave topografike dhe kadastrale në zyra kadastrale, ndërsa
metoda të tjera për realizimin e këtij punimi janë metoda e
krahasimit dhe e përshkrimit. Këto metoda janë zbatuar
kryesisht në realizimin e krahasimit të toponimeve në
periudha të ndryshme kohore.
Si burim për realizimin e krahasimit të toponimeve
kemi shfrytëzuar: harta topografike, harta kadastrale,
gjeoportalin shtetëror dhe anketat e banorëve. Këto burime
dhe metoda të përdoruara në këtë punim kanë dhënë rezultate
të mira për realizimin e këtij punimi.
1.4. Informatorët
Për realizimin e këtij punimi kemi intervistuar afër
tridhjetë persona, njohës të mirë të bjeshkëve të Komunës së
Deçanit. Personat e intervistuar i përkisnin moshës dyzet
vjeçare e tutje. Përzgjedhjen e informatorëve për intervistë e
kemi bërë në bashkëpunim me mësimdhënës të shkollave të
Komunës së Deçanit, sepse ata i njihnin bashkëfshatarët e tyre
që shfrytëzonin këto bjeshkë. Të intervistuarit kanë qenë
kryesisht bujq, profesorë dhe arsimtarë. Ne posedojmë të
gjithë materialin e mbledhur në terren, siç janë: anketat,
intervistat, hartat etj. Ndërsa, emrat e informatorëve i kemi
shënuar në fund të punimit.
1.5. Mjetet e përdorura
Për realizimin e këtij punimi kemi përgatitur
pyetësorin e formuluar me pyetje. Pyetjet ia kemi parashtruar
secilit intervistues veç e veç dhe njëkohësisht i kemi shënuar
përgjigjet e tyre. Për regjistrimin e bisedave me informatorë
kemi përdorur‘’iPhone 5S’’. Po ashtu edhe fotografitë e
prezantuara në punim i kemi bërë me të njëjtin telefon.
Hartat topografike dhe kadastrale kanë qenë pjesë e
rëndësishme në realizimin e këtij punimi. Hartat kadastrale
me toponime i kemi marrë në Drejtorinë e Urbanizmit të
Komunës së Deçanit, ndërsa hartat topografike i kemi huazuar
nga -ish ushtari i UÇK-së, Bekë Osmonaj nga Isniqi.
KREU II
2.1. Pozita gjeografike e Bjeshkëve të
Komunës së Deçanit
Bjeshkët e Nemuna shtrihen në pjesën veriperëndimore të
Kosovës. Janë vazhdimësi në pjesën veriore të Shqipërisë dhe
juglindje të Malit të Zi. Një pjesë e këtij masivi malor i përket
zonës kadastrale të Komunës së Deçanit. Kjo zonë shtrihet në
një sipërfaqe prej 174.50 km² dhe kufizohet: në Jugperëndim
me Bjeshkët e Junikut, në Perëndim me Malin e Zi dhe në
Veriperëndim me Komunën e Pejës.
Territori i Komunës së Deçanit përfaqëson një zonë
shumë të pasur me pyje dhe me lloje tjera vegjetacioni. Flora
e kësaj treve radhitet në zonat me laramani përmbajtjesh
vegjetative, me lloje të ndryshme të bimëve frutore, lëndë
drunore për industri etj. Elementet kryesore klimatike të
Bjeshkëve të Nemuna, që i përkasin Komunës së Deçanit,
kanë këto vlera: rrezatim të mjaftueshëm të diellit, lartësi
mbidetare e kompleksit të këtyre bjeshkëve, temperatura,
reshjet atmosferike gjatë gjithë vitit, ujërat në sasi të
mjaftueshme, sidomos shtrirja e lumenjve të Deçanit,
Lloçanit, përroska të shumta, liqene natyrale etj.
Në Bjeshkët të Deçanit mbizotëron klimë e butë me
ndikim mesdhetar. Në viset malore dhe kodrinore ekziston
klimë e përshtatshme për zhvillimin e llojeve të ndryshme të
turizmit veror dhe dimëror.
Bjeshkët e Komunës së Deçanit dallohen me një numër të
madh të majave të larta mbi 2000 m. Veçohen Maja e
Marjashit 2530 m, Majën e Qenit 2405 m, Majën e
Fig. 1. Maja e Marjashit 2530 m
21
Këto bjeshkë cilësohen edhe me shpatine të thepisura, me
lugina të thella, me gryka të ngushta dhe me pragje të shumta
që paraqesin bukuri të rralla natyrore jo vetëm në Kosovë por
Fig. 1. Maja e Rupës 2501m
2.2. Pasuritë ekonomike e bujqësore
Bjeshkët e Nemuna kanë një pasuri të madhe ekonomike
bujqësore dhe industriale. Ato vise malore janë të pasura me
kullosa të shumta për bagëti, kroje me ujë të ftohtë dhe
kualitativ për pije, si dhe pyje me lloj-lloj drurësh që
shfrytëzohen për djegie dhe për industrinë e drurit. Duke i
pasur parasysh të gjitha këto kushte të volitshme për t’i
shfrytëzuar, popullsia e Komunës së Deçanit shekuj me radhë
i ka shfrytëzuar, dhe ende po i shfrytëzon në forma të
Fig. 4. Kullosat në Bjeshkën e Belegut
(Livadhi i Kripës)
23
Gjatë stinës së verës populli i ka shfrytëzuar kullosat e
bollshme me bagëti, të cilat janë të shumta dhe kanë qenë
burim parësor për jetesë.
Llojet e shumta të drurëve janë burim i pashtershëm
për gjithë banorët e Komunës së Deçanit, të cilat shfrytëzohen
për ngrohje gjatë stinës së dimrit, si dhe për nevoja të
ndryshme familjare. Gjithashtu, industria e drurit i ka sjellë
shumë përfitime të mëdha banorëve të kësaj komune. Vlen të
përmendim se në Bjeshkët e Nemuna rriten afro 78 lloj
bimësh. Një numër i tyre rriten vetëm në këto bjeshkë dhe
askund tjetër (IPHK, 2015:15).
Flora e kësaj treve, në zonat me laramani
përmbajtjesh vegjetative në të cilat bëjnë pjesë: 1. Pyjet
gjetherënëse, të cilat gjenden në lartësi deri në 1500m dhe
janë të shumëllojshme, si: ahu, bungu, shkoza, frashri, panja,
lajthia etj. dhe shërbejnë si lëndë për ngrohje dhe për
industrinë e drurit. 2. Pyjet halore (pishnajat) fillojnë në lartësi
mbi 1500 m dhe janë disa llojesh si: pisha e bardhë, pisha e
zezë, bredhi i bardhë, bredhi kuq, molika etj. Këto lloje të
drurëve kanë rëndësi të madhe në industri dhe në ndërtimtari.
Të një rëndësie të veçantë janë edhe kullosat e shumta që
shtrihen në lartësi mbi 1800 m dhe që janë shumë të
përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë. Gjithashtu kjo zonë
është e pasur edhe me bimë shëruese siç janë: pelini, lincuri
(Gentiana lutea), boronica (thrashegra), dëllinja etj. Në zonën
mbi 2500 m është zona e zhveshur, të cilës i mungon çdo lloj
vegjetacioni, por që është e përshtatshme për atraksion
Fig. 5.Maja e Madhe
Bjeshkët e Komunës së Deçanit janë të pasura me
burime të shumta të ujit. Të gjithë lumenjtë që përshkojnë në
territorin e Komunës së Deçanit, burojnë nga Bjeshkët e
Nemuna. Kalojnë nëpër Deçan, Isniq, Llukë, Lumëbardh dhe
derdhen në Drinin e Bardhë. Nga bjeshkët e Deçanit burojnë
Lumëbardhi i Deçanit dhe Lumëbardhi i Lloqanit.
Lumëbardhi i Deçanit buron nga Bjeshka e Belegut, rrëzë
Shkallës së Hajnave, dhe bie tatëpjetë duke u bashkuar me
shumë rrjedha të tjera, duke formuar kështu Lumëbardhin e
Fig. 6. Burimi i Lumëbardhit të Deçanit
Pasi që Lumëbardhi i Deçanit ka ujë të mjaftueshëm,
viteve të fundit janë ndërtuar tri Hidrocentrale për prodhimin
e energjisë elektrike. Gjithashtu vlen të përmendet edhe
ujësjellësi i Deçanit, i cili i furnizon me ujë të pijshëm pothuaj
se të gjithë Komunën e Deçanit me rrethinë. Po ashtu edhe
Hidrosistemi i Radoniqit, i cili furnizohet me ujë gjatë stinës
së dimrit dhe të pranverës nga Lumëbardhi i Deçanit, i
furnizon me ujë të pijes si dhe për ujitje Komunën e Gjakovës
dhe një pjesë të komunës së Rahovecit.
Pasuri tjetër e këtyre bjeshkëve është shumëllojshmëria
e faunës. Fauna e Bjeshkëve të Nemuna konsiderohet si
rezervuari më i madh në Ballkan.
Në territorin e Bjeshkëve të Nemuna gjenden lloje të
gjitarëve dhe shpendëve e që janë mjaft të rralla për rajonin e
Ballkanit dhe më gjerë. Këto specie janë të kërcënuara nga
zhdukja dhe për këtë arsye gjenden në listat dhe në librat e
kuq ndërkombëtar (Instituti për Planifikim Hapësinor i
Kosovës,(IPHK) ‘’Parku Nacional’’, 2015: 13-15).
Bjeshkët e Nemuna karakterizohet me faunë të pasur
me lloje endemike dhe relikte. Ajo përbëhet prej: 8 lloje të
peshqve, 13 ujëtoksorë, 10 zvarranik, 148 shpezë, 37 gjitarë,
si dhe 129 lloje të fluturave vetëm nga rendi Lepidoptera. Deri
më sot janë vrojtuar 148 lloje të shpezëve, por mendohet të
ketë mbi 200 lloje me rëndësi ndërkombëtare (IPHK, po aty,
f., 14).
Fig. 7. Kaprojtë
Ndërlikueshmëria e formave të relievit, shpërndarja
vertikale, kushtet e përshtatshme klimatike, të mbajturit gjatë
të borës dhe karakteristikat e tjera të shumta të territorit të
Bjeshkëve të Nemuna u japin mundësi të jashtëzakonshme
për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme turistike e
rekreative.
Hapësira e Bjeshkëve të Nemuna përbënë një tërësi
tejet të vlefshme peizazhore të cilën e karakterizojnë një sërë
lokalitetesh me vlera të lloj-llojshme natyrore. Tërësinë më
atraktive peizazhore dhe turistike e përbëjnë pyjet, barishtorët,
livadhet, degëzimi i relievit i krijuar më prerjen e një sërë të
luginave dhe grykave , lumenjve dhe përroskave, bjeshkët e
thepisura dhe liqene të shumtë i plotësojnë veçoritë e
peizazhit dhe siguron përjetim të këndshëm të kësaj natyre të
Fig. 8.Terenet për skijim
Masivet e larta malore e shkëmbore mbi 2500 m i jep
mundësinë e shëtitjes së alpinisteve. Edhe hapësira prej
livadheve me kodrina e shpatina dhe atyre alpine të përshkuar
me burime të mëdha uji, ofrojnë mundësi shëtitje dhe
rekreacioni..
Kushtet natyrore me një përkufizim mundësojnë
zhvillimin e turizmit veror ashtu edhe të atij dimëror.
29
2.3. Kufijtë komunalë-administrativë
Bjeshkët e Nemuna, që janë nën administrimin e
Komunës së Deçanit, shtrihen në 15 bjeshkë, me një sipërfaqe
prej 174.50 km² (Hapësira e matur është marrë nga
Gjeoportali shtetëror i Kosovës).
Bjeshkët e kësaj komune kufizohen në Veri dhe në
Veriperëndim me bjeshkët e Komunës së Pejës, në Perëndim
me Republikën e Malit të Zi, në Jugperëndim me bjeshkët e
Komunës së Junikut dhe në Lindje me qytetin e Deçanit dhe
me fshatrat që shtrihen rrëzë bjeshkëve, duke filluar nga
Strellci i Epër, Lëbusha, Isniqi, qyteti i Deçanit, Hulaj,
Pobergja dhe Vokshi. Nën administrim komunal e Deçani ka
bjeshkët: Belle,Bjeshkën e Strellcit, Pleqen, Milishevcin,
Roshkodolin, Zllonopojen, Bjeshken e Belegut, Bjeshken e
Prejlepit, Bjeshken e Baballoqit, Bjeshken e Deçanit,
Kurvallen e Lloqanit,Jedoven, Pllaqicën e Vokshit.
Këto bjeshkë ndahen në gjashtë zona kadastrale: 1. ZK e
Isniqit, 2. ZK e Irzniqit, 3.ZK e Deçanit, 4. ZK e Strellcit të
Epër, 5. ZK Hulaj, 6: ZK e Pobergjës. Zonat në fjalë
administrohen nga KK i Deçanit
. 2.4. Harta e Komunës së Deçanit
. 2.4. Harta e Komunës së Deçanit
Fig. 9. Harta e Komunës së Deçanit
Harta është marrë nga Gjeoportali shtetëror i Kosovës
2.5. Popullsia
(Veçori të përgjithshme)
Territori i bjeshkëve të Komunës së Deçanit është
populluar zakonisht nga popullsia shqiptare. Sipas statistikave
të vitit 1971 Deçani me rrethinë ka pasur 31378 banorë,
ndërsa në vitin 1977 Deçani me rrethinë ka pasur 37380
banorë (EKS: 1977: 9). Pas regjistrimit të popullsisë në vitin
2011, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të
Kosovës, numri i popullsisë së Deçanit me rrethinë është
40392 banorë.
Viset malore janë shfrytëzuar zakonisht gjatë stinës së
verës nga blegtorët të cilët kanë shfrytëzuar kullosat e
bollshme të këtyre viseve malore. Flitet nga pleqtë e moshuar
se dikur blegtorët kanë dimëruar me bagëti edhe gjatë stinës
së dimrit. Zakonisht popullsia e kësaj treve janë marrë me
blegtori. Kanë kultivuar dele, lopë, dhi, si dhe gomarë e kuaj,
që i kanë përdorur për bartjen e drurëve dhe të ushqimeve nga
rrafshi.
Në disa bjeshkë, siç janë Belleja e Vogël, Belleja e
Madhe, deri në vitet e 80-ta kanë jetuar familje gjatë gjithë
vitit. Më vonë kanë filluar të zbresin në fshatra të ndryshme
përreth Deçanit.
32
Gjatë shekullit të kaluar pothuaj se çdo e dyta familje
shqiptare ka dalë në bjeshkë me bagëti dhe me fëmijë gjatë
stinës së verës. Në të gjitha bjeshkët popullsia kanë qenë të
grupuara në vendbanime të cilat janë quajtur stanishta ose në
Fig. 10. Stanishta e P’rronit në Bjeshkën e Belegut
Stanishtat kanë qenë të vendosura zakonisht afër
burimeve të ujërave dhe afër pyjeve, ku kanë qenë kushtet më
të volitshme për jetesë. Në stanishta kanë qenë të grupuar
familjarë të një barku ose të një gjaku. Secila familje ka pasur
stanet, të cilët në shumicën e rasteve kanë qenë të ndërtuara
nga druri, por ka pasur raste që kanë qenë të ndërtuar edhe
33
nga guri. Ndërsa vendet ku i kanë ngujuar bagëtinë kanë qenë
të rrethuar me drurë ose me muri dhe janë quajtur torishta.
Sa i përket numrit të familjeve të cilët i kanë
shfrytëzuar këto vise malore, nuk kemi mundur të sigurojmë
ndonjë të dhënë të besueshme për shkak se ishin asgjësuar të
gjitha të dhënat nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit. Pas viti
1999 ato vise malore nuk janë shfrytëzuar sikur para vitit
1998 (para luftës së fundit), për arsye se Komuna e Deçanit
ishte njëra ndër komunat më të dëmtuara nga lufta në të gjitha
sektorët duke përfshirë edhe atë të blegtorisë. Tani këto vise
më tepër po shfrytëzohen nga popullsia vendase për pushime
verore.
KREU III
3.1. Toponomastika e bjeshkëve të Komunës së
Deçanit
Nëpërmjet emërtimit të vendeve, toponimia fikson
forma dhe dukuri gjuhësore që mund të vlejnë si dëshmi të
vyera për të ndriçuar udhën e përshkuar nga bartësit e atyre
emrave në shekuj, duke sjellë përpara historianit të dhëna të
besueshme e për periudha të mugëta, ndonjëherë edhe të
lashta e për të cilat nuk ka pasur asgjë të shkruar. Nga kjo
pikëpamje, në raste si ai i Shqipërisë dhe i trojeve shqiptare,
në mungesë të dokumenteve të shkruara, onomastika mbetet si
‘’arkivi gojor’’ i historisë dhe i lashtësisë së kulturës sonë në
hapësirën ballkanike (Shkurtaj, 2015:44).
Duke u mbështetur në këtë thënie të studiuesit
Shkurtaj, mendojmë se edhe territori i bjeshkëve të Komunës
së Deçanit, i cili është vazhdimësi e territorit të Bjeshkëve të
Nemuna, toponimia e këtij territori ka mbetur deri më sot
vetëm si një ‘’arhiv gojor’’ i trashëguar nga brezi në brez. Ky
vis malor historikisht është populluar nga shqiptarët.
Emërtimet e vendeve janë bërë nga vetë popullsia vendase, të
cilët i kanë shfrytëzuar ato vise gjatë stinës së verës. Ky vis
malor ngërthen në vete numër të madh të burimeve të ujit,
maja të larta, qafa, lëndina, male, shpate, gurë, shkëmbinj,
kodra etj. Po ashtu flora dhe fauna janë mjaft të larmishme në
këto vise malore. Çdo vend ku ka ndodhur ndonjë ngjarje, ku
lidhet me ndonjë person të caktuar, ku vendi apo objekti ka
ngjyrë ose formë të ndryshme, fiksohet në toponimi. Ky vis
malor del të jetë mjaft i pasur me toponime të ndërtuara sipas
(patronimisë) emra familjar, dhe sipas (antroponimisë) emra
vetjak. Po ashtu toponimet e vjelura ne terren të cilat janë
mbi 800 sosh, i kemi ndarë në: oronime, ojkonime, hidronime,
zoonime, fitonime dhe toponime që lidhen me besime fetare.
Toponimet dhe antroponimet janë emra të përveçëm
dhe, si të tillë, kanë të përbashkët burimin e tyre kryesisht nga
emra të përgjithshëm (apelativa) Shkurtaj (po aty., f. 19).
Gjatë analizimit të toponimeve kemi parë se ato janë formuar
duke pasur parasysh dy aspekte kryesore të apelativit:
aspektin prejardhjes kuptimore dhe aspektin e ndërtimit . Në
aspektin e prejardhjes kuptimore do të merrem më detajisht në
kapitullin në vijim, ndërsa në aspektin e ndërtimit të
toponimeve, do të merrem në një kapitull të veçantë duke bëre
analizë morfologjike-fjalëformuese të tyre, si: emërtime fjalë
të prejardhura, të përbëra, të përngjitura, të tipit togfjalësh, me
dy ose trigjymtyrëshe etj.
36
3.2. Prejardhja kuptimore e mikrotoponimisë së
bjeshkëve të Komunës së Deçanit
Onomastika e bjeshkëve të Komunës së Deçanit
është e një rëndësie të veçantë edhe nga prejardhja kuptimore
e saj. Kjo zonë malore historikisht është banuar nga popullsia
shqiptare që përbëhej nga banorët e Deçanit me fshatrat
përreth. Ky vis malore ka ruajtur historikisht disa veçori
materiale, etnografike dhe shpirtërore, me të cilat është
ndërtuar mikrotoponimia e saj.
Përbërja kuptimore e mikrotoponimeve ( qofshin ato
fjalë të prejardhura, togfjalësha të qëndrueshëm apo fjalë të
përbëra apo të përngjitura) është shumë e larmishme. Mënyra
se si populli ynë i ka emërtuar viset, duke u mbështetur në
shenja ose dukuri nga me të larmishme si: ngjyra, forma,
përmasat e vendit ose rrethana të ndryshme të ndonjë ndodhie
a veprimi që është kryer aty etj., kanë rëndësi jo vetëm në
planin thjeshtë gjuhësor, por edhe në planin shoqëror (për
psikologjinë shoqërore të kombit tonë e për njohjen e
mendësisë së tij (Shkurtaj, 2016: 62 ).
37
Në këtë punim nuk jemi marrë me etimologjinë e
toponimeve. Gjatë këtij punimi toponimet i kemi paraqitur në
dy trajta: e para sipas variacionit që realizohet në gjuhën e
folur, ndërsa trajta e dytë sipas varietetit standard të paraqitur
në libra kadastralë dhe në dokumente të tjera.
Paraqitjen e toponimeve jemi përpjekur që ta
prezantojmë në mënyrë origjinale, ashtu siç shqiptohet nga
popullsia vendëse. Gjatë mbledhjes së toponimeve jemi
përpjekur që t’i qëndrojmë besnik shqiptimit vendor nga
informatorët, por krahas shqiptimit vendor (dialektor) kemi
dhënë edhe trajtën e rregullt standarde, bazuar në regjistrat
kadastralë.
Duke u mbështetur në korpusin e mbledhur të makro
dhe mikrotoponimisë së këtij visi malor, kemi kuptuar se
përbërjet semantike të tyre janë të larmishme, si:
- Emra vendesh sipas fitonimisë, (bimësisë).
- Emra vendesh sipas zoonimisë, (kafshëve dhe
shpezëve të egra dhe të buta).
- Emra vendesh sipas antroponimisë dhe patronimisë,
(emra vetjakë dhe familjar).
- Emra vendesh sipas ojkonimisë, (emra
vendbanimesh).
38
- Emra vendesh sipas etnonimisë, (emra shtetesh,
krahinash, nënndarje tjera).
- Emra vendesh sipas hidronimisë, (emra të ujërave,
përrenj, kroje etj.).
- Emra vendesh të formuara mbi bazën e fantazisë e të
besëtytnive.
3.3. Emra vendesh sipas antroponimisë dhe
patronimisë
Toponimet dhe antroponimet janë emra të përveçëm
dhe si të tillë, kanë të përbashkët burimin e tyre kryesisht nga
emra të përgjithshëm (apelativë) Shkurtaj (Po aty,f., 19).
Bjeshkët e Deçanit kryesisht janë pronë shoqërore. Pak janë
në pronësi private. Pronat familjare, të cilat u referohen
individëve të caktuar, janë pronarë të tyre. Pronat shoqërore,
siç janë: pyjet, kullosat, ujërat etj. janë shfrytëzuar gjithmonë
nga popullsia vendase që i përket Komunës së Deçanit.
Hulumtimi ynë tregon se individët të cilët kanë
qëndruar gjatë stinës së verës në bjeshkë i kanë emëruar
vendet sipas individit që e ka shfrytëzuar atë vend, qoftë
vendbanim, kullosë apo krua, si p.sh.: Ara e Tashkit (Belle),
Kerrshi Alsë (Bjeshka e Baballoqit); Kerrshi i Alisë (Belle);
Lugu i Bojsë (Jedovë); Mrizi i Alisë (Belle); Shpati i Avdylit
(Bjeshka e Belegut); Kroni i Bek’s (Belle); Gurra e Balisë
(Bjeshka e Strellcit); Kerrshi i Bruqit (Pleqe); Kroni i Alisë
(Zharre); Kroni i Bek’s (Belle) Lugi i Balecit (Bjeshka e
Baballoqit); Lugi i Bojsë (Bjeshka e Lumëbardhit); Rroja e
Bal’s (Bjeshka e Prejlepit); Stani i Belit (Bjeshka e Strellcit);
Stanishta e Bek’s (Bjeshka e Belegut); Kodrae Shabanit
(Bjeshka e Belegut); Djegsina e Hul’s (Bjeshka e Prejlepit);
Guri i Dautit(Bjeshka e Madhe); Kroni i Dyl’s (Bjeshka e
Prejlepit); Lugi i Dyl’s (Bjeshka e Prejlepit); Livadhi i Dobres
(Bjeshka e Madhe); Prita e Ducit (Bjeshka e Strellcit); Vorri i
Dervishit (Pllaqica e Vokshit); Kerrshi i Fons (Bjeshka e
Baballoqit); Stanishta e Fazlisë (Pleqe); Kroni i Fet’s
(Bjeshka e Prejlepit); Kroni i Fon’s (Bjeshka e Lumëbardhit);
Kodra e Gol’s (Bjeshka e Strellcit); Roga e Hyl’s (Bjeshka e
Belegut); Shpella e Hyl’s (Bjeshka e Belegut); Kroni i Talit
(Bjeshka e Belegut); Shpella e Talit (Bjeshka e Belegut);
Vorri iHajdinit (Bjeshka e Prejlepit); KroniiHul’s (Zharre);
ShpellaeHamdisë (Belle); Lugjet e Halilit (Bjeshka e
Baballoqit); ÇetaeHysenit (Belle); KroniiHajdarit (Belle);
ShpellaeHajdarit (Belle); Kronii Imerit (Bjeshka e Prejlepit);
Kroni i Ibishit (Pleqe); Gropa eImerit (Bjeshka e Belegut);
Rrasat e Il’s (Bjeshka e Belegut); Ara e Januzit (Zharre);
Kroni i Januzit (Belle); P’rroni i Kajtazit (Bjeshka e
Baballoqit); Podi i Kurtul’s (Bjeshka e Strellcit); Kodra e
Lik’s (Bjeshka e Madhe); Podi i Loshit (Bjeshka e Madhe);
Vija e Lah’s (Belle); Stanishta e Malokut (Pleqe); Kroni i
Mehmetit (Bjeshka e Strellcit); Kroni iMustaf’s (Milishevc);
Shpella e Mekul’s (Belle); Qafa e Nekut (Bjeshka e Strellcit);
Lugjet e Nekut (Bjeshka e Strellcit); Kroni i Nreshit (Belle);
Kodra e Osës (Pleqe); Kroni i Préks (Belle); Lugu i Prel’s
(Kurvallë); Vorri i Pash’s (Roshkodol); Lugu i Paplit
(Roshkodol); Kroni i Pash’s (Bjeshka e Belegut); Kroni i
Ptyqit (Belle); Kroni i Ramizit (Kurvallë); Podi i Rabushit
(Bjeshka e Strellcit); Guri i Sokolit (Belle); Kroni i Smajlit
(Pllaqica e Vokshit); Kroni i Selmonit (Pleqe); Ara e Tashkit
(Zharre); Mali i Tamashit (Roshkodol); Ara e Tahirit (Pleqe);
Podi i Ptyqit (Belle); Podi i Veselit (Milishevc); Qafa e
Vuqet’s (Zharre); Bira e Zeq’s (Pleqe).
3.4. Emra vendesh sipas antroponimisë tri gjymtyrësh
Toponime të formuara me një emër konfiguracioni,
apo objekti + emra individi + emri i atit të individit, si: Stani i
Ali Bajramit (Bjeshka e Belegut); Stani i Ahmet Asllanit
(Bjeshka e Belegut); Varri i Canë Tishukit (Roshkodol);
Thepi i Deli Pjetrit (Belle); Kroni i Hysen Avdis (Bjeshka e
Lumëbardhit); Livadhi iHysen Lek’s (Bjeshka e Strellcit);
Kroni i Hazir Binakut (Bjeshka e Madhe); Ledina eMetë
Tafve (Bjeshka e Madhe); Shtegu i Metë Tafve (Bjeshka e
Madhe); Kerrshi i MarkGeg’s (Jedovë); Livadhi i Mark Geg’s
(Kurvallë); Lugu i Marash Gjeks (Belle); Stani iMark Pep’s
(Belle); Lugu i Ramë Taf’s (Jedovë); Kroni i Rrustem Fazlisë
(Milishevc); Kroni i Sylë Muj’s (Roshkodol); Kroni i Tahir
Alisë (Milishevc); Kroni i Vaso Vil’s (Pleqe); Kroni i Zekë
Ademit (Gryka e Deçanit); Kroni i Zenun Zeç’s (Pleqe); Kulla
eDemush Tahirit (Belle); Lloqi i Demë Bajramit (Bjeshka e
Madhe); Ura e Dervish Shaq’s (Gryka e Deçanit);Kroni i
gurit (Lëbushë); Te del ujt (Lëbushë), Guri i Sallakit (Strellc).
3.5.Emra vendesh sipas patronimisë (mbiemrave),
si: P’rroni i Aliaj (Belle); Livadhet e Balaj (Belle); Stanet e
Balaj (Belle); Kroni i Dabiqve (Bjeshka e Prejlepit); Stanet e
Haklaj (Pleqe); Mali i Hulve (Jedovë); Podi i Hasanramve
(Bjeshka e Strellcit); Stanishta e Lokaj (Roshkodol); Gurtë e
Lokaj (Pllaqicë); Kroni i Lokaj (Bjeshka e Prejlepit);
Stanishta e Malokve (Pleqe); Kroni i Mulaj (Milishevc);
Stanet e Mushkolve (Bjeshka e Madhe); Stanishta e Nitaj
(Jedovë); Lugu i Nitaj (Jedovë); Stanishta eOsdautaj (Pleqe);
Kroni i Osmonaj (Milishevc); Stanishta e Osmonaj
(Milishevc); Stanishta e Ponxhaj (Zharre); Guri i Rexhaj
(Roshkodol); Lugu i Symeraj (Jedovë); Stanishta e Tahirsylve
(Pleqe); Zabeli i Hysen Ag’s ( Lëbushë); Stanishta e
Ukëhaxhaj (Bjeshka e Madhe); Stanet e Osaj (Bjeshka e
Deçanit); Stanet e Gjikokaj (Bjeshka e Deçanit).
3.6.Emra vendesh sipas antroponimisë së gjinisë
femërore
Në toponiminë shqiptare besohet se nuk janë të
pranishëm shumë emrat e gjinisë femërore. Me
antroponiminë, dhe aq më pak me matronimin shqiptar nuk
identifikohen familjet, nuk identifikohen shpesh pronat e tyre,
prandaj është e kuptueshme, që me emrat e tyre të mos
ubifikohen shumë edhe ojkonimet veçanërisht, dhe
mikrotoponimet përgjithësisht ( Baliu. 2016: 84 ).
Edhe në bjeshkët e Deçanit hasim në disa toponime
që kanë marrë emrin sipas antroponimisë së gjinisë femërore.
Emërtimet e këtilla lidhen me një histori ose ngjarje të caktuar
që i ka ndodhur në të kaluarën individit. Po e japim një
shembull, toponimi Vorri i Salës (Roshkodol). Pasi që ka
vdekur në bjeshkë personi në fjalë, në mungesë mjeti për ta
transportuar kufomën në fshat, familjarët janë detyruar ta
varrosin kufomën në bjeshkë. Nga ajo ditë ai vend quhet
Vorri i Salës. Shembull tjetër kemi toponimin Rrasat e Dudës,
në Bjeshkën e Belegut. Sipas gojëdhënës thuhet se një grua
me emrin Dudë, që i përkiste etnitetit romë, ishte rrëzuar në
ato rrasa dhe kishte humbur jetën. Nga ajo ditë ai vend quhet
Rrasat e Dudës. Ose, Kroni i Shahës (Zharre); Kerrshi i Alës
(Bjeshka e Baballoqit); Kroni i Zejnisë (Bjeshka e Strellcit);
Kroni i Zejnepit (Pllaqica e Vokshit); Rrasat e Dudës
(Bjeshka e Belegut); Kroni i Hokës (Milishevc); Kroni i Hyrës
(Roshkodol); P’rroni i Honifes (Bjeshka e Belegut); Vorri i
Nënës Hylë (Belle); Roga eHylës (Bjeshka e Belegut); Shpella
e Hylës (Bjeshka e Belegut); Kroni i Jerinës (Bjeshka e
Madhe); Guri i Nuses (Bjeshka e Strellcit); Ledina e Nënave
(Bjeshka e Prejlepit); Vorrii Çik’s (Bjeshka e Madhe); P’rroni
i Plak’s (Pleqe); Lugi i Plakave (Bjeshka e Belegut); Kroni i
Çikave (Bjeshka e Belegut); P’rroni i Gabelicave (Bjeshka e
Belegut); Vorri Gjyshes (Milishevc).
3.7.Emra vendesh sipas fitonimisë
Bjeshkët e Komunës së Deçanit janë mjaft të pasura
me bimë drunore dhe barishtore, qofshin ato të egra apo të
buta. Bimët drunore janë të shumëllojshme në ato vise, duke
filluar nga drurët gjetherënëse, të cilat rriten në një lartësi
mbidetare më të ulët dhe deri te ato halore, të cilat rriten në
lartësi mbidetare mbi 1500 m. Gjithashtu edhe bimët
barishtore që rriten në ato vise janë të shumta. Një numër
shumë i madh i tyre përdoren edhe për përgatitjen e ushqimit,
pijeve dhe ilaçeve. Shumë toponime në këto vise malore
marrin emrin sipas bimëve të cilat rriten dhe zhvillohen aty:
p.sh. ahu, bredhi,pisha, çaji, molla, dardha, bungu,
poja,boronica, dëllinja, karafili, shtaraetj. Në fushën e
onomastikës është marrë Begzad Baraliu në librin e tij
‘’Onomastika e Gallapit I ‘’ dhe Skender Hoxha me librin
‘’Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës’’.
3.7.1.Toponimet që përmbajnë fjalën ah,-i gjendet në
oronime, si: Qafa e Ahu(i)t (Kurvallë); Kroni i Ahit (Bjeshka e
Prejlepit); Lugi i Ahit (Bjeshka e Lumëbardhit); si dhe me
prapashtesën –isht: Ahishta (Bjeshka e Prejlepit); Ahishta e
Madhe (Belle);
3.7.2.Toponimet që përmbajnë fjalën arrë,-a si: Lugi
i Arrav(e) (Belle); Arra e Pushimit (Belle).
3.7.3.Toponime që përmbajnë fjalën boronicë,-a si:
Shpati i Boronicave (Bjeshka e Madhe); N’boronica (Bjeshka
e Belegut).
3.7.4. Fitonimi brej,-a (bredh) + prapashtesa -isht
gjendet si oronim që tregon vend që ka këtë lloj druri si:
45
Bre(d)hishta (Belle); si dhe mikrotoponimin: Brejat Truq
(Bjeshka e Belegut).
3.7.5. Fitonimi buŋ,-i (bung), paraqitet si i vetëm për
arsye se druri i bungut rritet vetëm në atë bjeshkë si: Buŋaja
(Belle).
3.7.6.Toponime që kanë si fjalë kryesore fitonimin
çetinë,-a janë mjaft të përhapura. Ato gjenden si oronime
(emra pyjesh që dominon ky lloj druri) si: Çetinati (Belle);
Podi i Çetinave (Bjeshka e Madhe); Çetina e Orlit (Bjeshka e
Madhe); Çetat (Bjeshka e Belegut).
3.7.7. Me emrin çaj,-i dalin disa oronime, si:Livadhi i
Çajit (Milishevc); Kerrshi iLivadhit t’ Çajit (Milishevc);
Kodra e Livadhit t’Çajit (Milishevc);
3.7.8. Mikrotoponime sipas fitonimit dardhë,-a
paraqiten vetëm në dy raste, si: Dardha e Keçe (Belle);
Dardha Kullone (Belle).
3.7.9. Me fitonimin g’lli,-ja (dëllinjë), gjendet
oronimi, si: G’llija e Madhe (Bjeshka e Belegut);
46
3.7.10. Me fitonimin k’shtoj,–a (gështenjë), gjendet
oronimi, si:K’shtojt’(Bjeshka e Strellcit); Podi i K’shtojve
(Bjeshka e Madhe).
3.7.11.Toponime që përmbajnë fjalën kajramfil,-i
(karafil): janë emra vendesh ku rritet kjo bimë barishtore e
cila ka një aromë të mirë dhe është e njohur nga popullsia
vendase, si: Kerrshi i Kajramfilit (Milishevc); Kerrshi i
Kajramfilit (Pllaqica e Vokshit); Lugi i Kajramfilit (Bjeshka e
Belegut).
3.7.12. Toponime që përmbajnë fjalën klekë,-a:janë
formuar oronime, si: Klekat e Vogla (Roshkodol); Kroni i
Klekave t’Vogla (Roshkodol); Klekat (Bjeshka e Madhe).
3.7.13.Toponime që përmbajnë fjalën klladë,-a: janë
formuar oronime, si:Mali i Kllad’s (Roshkodol); Kroni i
Kllad’s (Roshkodol).
3.7.14. Me fjalën lejthi,-a (lajthi), gjenden oronime,
si: Kroni i Lejthisë (Bjeshka e Strellcit); Lejthia (Pleqe); dhe
varianti tjetër me prapashtesën –ishtë, në oronimin Lejthishta
(Bjeshka e Baballoqit).
47
3.7.15.Toponime që përmban emrin mollë,-a: janë
formuar oronime, si: Qafa e Moll’s Egër (Bjeshka e
Baballoqit); Livadhi i Moll’s (Belle).
3.7.16. Me fjalën molikë,-a: është formuar vetëm një
oronim, si: Molikat (Bjeshka e Strellcit);
3.7.17. Me fjalën plep,-i: gjenden hidronimi, si: Kroni
i Plepishtës (Belle); si dhe oronime me prapashtesën –ishte që
shënon vend me shumësi të këtij druri, si: Plepishta (Pleqe);
Plepishta (Bjeshka e Strellcit);
3.7.18.Toponime që përmbajnë fjalën pojë,-a dalin si
hidronime, si: Kroni i Pojave (Belle); Kroni i Pojave (Bjeshka
e Prejlepit); Kroni i Pojës (Bjeshka e Baballoqit); si dhe
fitonimi Poja (Bjeshka e Baballoqit); Kerrshat e Pojës
(Bjeshka e Baballoqit); si dhe oronime me prapashtesën –
ishtë: Pojishtë (Bjeshka e Prejlepit).
3.7.19. Toponime që formohen nga fjala pishë dhe
me prapashtesën –ak, si:
Pishaku i Parë, Pishaku i Dytë, Pishaku i Tretë (Bjeshka e
Belegut).
48
3.7.20. Me emrin Qërrshi,-a: (Qershi),gjendet vetëm
një toponim, si: Kroni i Qërrshive (Kurvallë).
3.7.21. Me emrin shtog: + prapashtesa –ishtë gjendet
oronimi: Shtogishtë (Pleqe).
3.7.22. Toponime që përmbajnë fjalën shtarë,-a dalin
oronime, si: Gropa e Shtarës (Bjeshka e Lumëbardhit); Podi i
Shtarave (Bjeshka e Belegut).
3.7.23. Me fitonimin tis,-i: gjendet oronimi: Podi i
Tisave (Pleqe).
3.7.24. Me fitonimin therrë,-a: gjendet oronimi: Podi
i Therrave (Bjeshka e Madhe).
3.8.Emra vendesh sipas zoonimisë
Në bjeshkët e Komunës së Deçanit ekzistojnë numër i
konsiderueshëm i kafshëve dhe shpezëve të egra. Të shpeshta
dalin edhe toponime me emra të kafshëve dhe shpezëve të
egra dhe të buta të cilat janë të njohura në trevat tona, si:
49
arusha (ariu), uki (ujku), thiu (derri),kaprolli (dreri), lopa,
dashi, dhia, bulli (bualli), cjapi, dallëndyshja, huti,
kingji(qengji), kali, orli, magari (gomari), qeni, shota, viçi.
3.9.Toponime që përmbajnë emra kafshësh të egra
3.9.1.Toponime që përmbajnë fjalën arushë,-a: (ari),
Truŋaja e Arushës (Bjeshka e Belegut); Shpella e Arushës
(Pllaqica e Vokshit); Livadhi i Arushës (Bjeshka e Prejlepit);
Fusha e Arushës (Gryka e Lloqanit); Shpella e Arushës
(Bjeshka e Deçanit).
3.9.2.Toponime që përmbajnë fjalën breshkë,-a: Mali
Breshka e Zezë (Bjeshka e Baballoqit).
3.9.3.Toponime që përmbajnë fjalën cjap,-i: Kerrshi i
Cjapit (Milishevc).
3.9.4. Toponime që përmbajnë fjalën dhi,-a: Shtegu i
Dhive (Bjeshka e Prejlepit); Rrasat e Dhive (Bjeshka e
Madhe).
50
3.9.5. Toponime që përmbajnë fjalën thi,-u: Pusi i
Thive (Pleqe).
3.9.6. Toponime që përmbajnë fjalën uk,-i:(ujk):
Guri i Ukit (Bjeshka e Prejlepit).
3.10.Toponimet që përmbajnë emra shpendësh
3.10.1. Toponime që përmbajnë fjalën hut,-i: Thepi i
Hutit (Belle); Guri i Hutit (Belle).
3.10.2. Toponime që përmbajnë fjalën orrl,-i: (orl),
Çetina e Orlit (Bjeshka e Madhe); Shpella e Orlave (Bjeshka
e Prejlepit).
3.11.Toponime që përmbajnë emra kafshësh të buta
3.11.1. Toponime që përmbajnë fjalën bull,-i:(buall),
Livadhi i Bull’s (Bjeshka e Prejlepit); Brini i Bullit ose Rrbia
e Bullit (Bjeshka e Belegut).
3.11.2. Toponime që përmbajnë fjalën dash,-i: Kroni
pa Desh (Bjeshka e Belegut); sipas gojëdhënës thuhet se një
bari duke i kullotur delet pranë këtij kroi, deshët i kapen në
51
mes veti. Bariu përpiqet t’i ndajë deshtë nga përleshja e tyre, i
godet të dy deshtë me një dru në kokë dhe të dy deshtë
mbesin në vend. Nga ajo ditë ai krua quhet Kroni P(a)odesh.
3.11.3. Toponime që përmbajnë fjalën kal,-i: Koma e
Kalit (Bjeshka e Prejlepit).
3.11.4. Toponime që përmbajnë fjalën kingj,-i
(qengj): Lugi i Kingjave (Bjeshka e Belegut).
3.11.5.Toponime që përmbajnë fjalën lopë,-a: Kodra
e Love (Roshkodol); Podi i Love (Bjeshka e Belegut); Leqet e
Love (Bjeshka e Belegut).
3.11.6. Toponime që përmbajnë fjalën magar,-i
(gomar): Shkalla e Magarit (Milishevc).
3.11.7. Toponime që përmbajnë fjalën qa(e)n,-i
(qen): Kerrshi i Qenit (Belle); Majae Qenit (Bjeshka e
Belegut).
3.11.8. Toponime që përmbajnë fjalën viç,-i: Livadhi
i Viçit (Belle); Puset e Vjetave (Bjeshka e Lumëbardhit);
Liqeni i Vjetave (Pllaqica e Vokshit).
3.11.9. Toponime qëpërmbajnë fjalën ka,-u (gjedh-i):
Podi i kive (Lëbushë).
KREU IV
4. Struktura gjuhësore e toponimeve të bjeshkëve
të Komunës së Deçanit
Toponimet e regjistruara kanë strukturë të larmishme
gjuhësore. Në vazhdim të punimit do të sqarohen disa nga
strukturat karakteristike të ndërtimit të tyre.
4.1.Onomastika eufemistike
Në onomastikën shqiptare ka edhe raste që
emërvendet (toponimet) dhe emrat e njerëzve (antroponimet)
pasqyrojnë më dukshëm edhe mendësitë e ndryshme, si turpi a
ndrojtja, dëshira të lidhura me bestytni a koncepte të caktuara,
qoftë edhe pse të tejkaluara tashmë, por që kanë pasur ndikim
në rrjedhën e shekujve (Shkurtaj. 2015:88/89).
53
Sipas Shkurtaj,(Po aty, f. 88/89) p.sh. në rastet kur
ndonjë emërvend ka ndonjë kuazihomonimi me fjalë të tilla,
që zakonisht mënjanohen me eufemizma, si pjesë intime të
trupit të njeriut, kjo shtrihet edhe në onomastikë. P.sh.
Toponimi Podi i Çukares (Bjeshka e Belegut); në bisedat e
grave nuk përdoret ky term, zëvendësohet me dysorin Podi i
Love (Bjeshka e Belegut).
Po ashtu toponimin Kerrshi i Karaxhahnemit
(Pllaqica e Vokshit); e hasim me dysorin Kerrshi i Xhahnemit.
Emri nuk shqiptohet i plotë nga gratë dhe vajzat e asaj treve.
Kështu krijohet riemërimi eufemistik Kerrshi i Xhahnemit,
Kerrshi i Karmeve (Roshkodol). Podi si Qimë (Milishevc) etj.
4.2. Toponime që përmbajnë rrënjën mirë, keq,
bukur
Toponimet që përmbajnë si rrënjë ose si pjesë
përbërëse mbiemrat cilësor ( i, e) mirë, (i, e) keq-e, (i, e)
bukur, janë mjaft të përhapura në bjeshkët e Komunës së
Deçanit, si: Dardha e Keqe (Belle); Kerrshi i Keq (Bjeshka e
Prejlepit); Shkalla e Keqe (Pllaqica e Vokshit); Kodra e Keqe
(Bjeshka e Baballoqit); Prroni i Keq (Bjeshka e Baballoqit);
Kerrshat e K’qi (Bjeshka e Baballoqit); Kroni i Keq (Bjeshka
e Baballoqit); Prroni i Keq (Roshkodol); Shkalla e Keqe
(Jedovë); Shkëmbi i Keq (Bjeshka e Madhe).
Në bashkëlidhje e kundërvënie me toporrënjën(i, e)
keqe, ndeshim edhe emërtimet mbi bazën e mbiemrit (i, e)
mirë (Shkurtaj, 2015: 90-91). Si: Podi i Mirë (Pleqe); Vorret
e Mira (Pleqe); Podi i Mirë (Bjeshka e Prejlepit); Kroni i Mirë
(Belle); Bukuria ( Jedovë).
4.3.Toponime që lidhen me mite dhe besime fetare
Toponimet të cilat janë ndërtuar mbi bazën e miteve
dhe të besimeve fetare janë prezentë në bjeshkët e komunës së
Deçanit. Toponimet e këtij lloji janë ndërtuar mbi bazë
mitologjike të cilat përmbajnë emrat e qenieve mitologjike
tipike shqiptare si: dragoi, shtriga, zanë etj. Shkurtaj, (Po aty:
92 ). Siç duket në këto vise malore kemi një trashëgimi të
lashtë të emërtimeve të vendeve me figura mitologjike
shqiptare, siç është dragoi. Këtë emër e hasim në Pllaqicën e
Vokshit te toponimi i quajtur (Ku kanë k’cy Dragojt). Nuk
dihet sa është i vjetër ky toponim, por një gjë duhet ta kemi
parasysh se dragoi si figurë mitologjike shqiptare është e
lashtë. Gjergj Fishta në ‘’Lahute e Malcisë’’ luftëtarët trima
që i dalin zot atdheut i krahason me dragonj (Fishta, 1925:
18).
Në mitologjinë shqiptare dragoi ka përfaqësuar qenie
pozitive që luftonte kundër kuçedrës për t’i çliruar njerëzit
nga të bëmat negative të saj. Në toponimin në fjalë nuk dihet
se a bëhet fjalë për dragonj si figura mitologjike, apo për
trimat malësorë që i kanë dalë zot vendit e që krahasohen me
dragonj.
Një figurë mitologjike mjaft e njohur në trevat
shqiptare është edhe shtriga. Ajo në përralla paraqitet si
personazh negativ dhe e shëmtuar që i bën keq njerëzimit. Në
Bjeshkën e Belles gjendet toponimi me emrin Shpella e
Shtrigave, në Roshkodol kemi një tjetër toponim me emrin
Kroni i Shtrigave. Siç shihet emërtimet e vendeve në viset e
bjeshkëve të Deçanit me rrethinë, duken të jenë të lashta. Ai
popull, i cili i ka shfrytëzuar ato vise në forma të ndryshme,
ka qenë e nevojshme që edhe vendet të emërtohen nga vet
populli. Sikur se zakonet, doket, traditat shqiptare që janë
trashëguar brez pas brezi, ashtu edhe mitet dhe figurat
mitologjike janë pjesë e asaj trashëgimie.
Toponimet që përmban fjalën vorr,-i ( varr-i ):
lidhen kryesisht me një histori apo me një person të caktuar që
është varrosur në atë vend, si: Vorri i Canë Tishukit
(Roshkodol); Vorri i Çikës (Bjeshka e Madhe); Vorri i Çikës
(Jedovë); Vorri i Dervishit (Pllaqica e Vokshit); Vorri i
Hajdinit (Bjeshka e Prejlepit); Vorri i Nënës Hylë (Belle);
Vorret e Mira (Pleqe); Vorri i Pashsë (Roshkodol); Vorri i
Plakut (Bjeshka e Strellcit); Vorret te Qafa (Bjeshka e
Lumëbardhit); Vorri i Rrustem Hasit (Bjeshka e Baballoqit);
Vorri i Salës (Roshkodol); Vorret e Shehitëve (Dëshmorëve),
( Milishevc); Këto varre datojnë që nga viti 1921, ranë
dëshmorë burra nga Isniqi duke luftuar me forcat serbomalazeze.
Vorret (Bjeshka e Belegut); Vorret e Vajzave
Vorret (Bjeshka e Belegut); Vorret e Vajzave
(Milishevc); Si emërtime vendesh të shenjta të besimit
mysliman janë: Tyrbja (Bjeshka e Belegut); Lugi iXhamisë
(Milishevc); Gropa e Shȇjtë (Roshkodol).
4.5.Toponime onomatopeike
Nuk janë të shpeshta toponimet me bazë
onomatopeike, por hasim në disa raste si: Kroni i Murmurims
(Bubullimës) Bjeshka e Baballoqit); Kerrshi i Dajreve
(Pllaqica e Vokshit); Shpati i Rrokaqave (Bjeshka e Belegut);
Kerrshi i Zonave (zërave) Bjeshka e Belegut). Për toponimin e
57
fundit është karakteristike jehona që përsëritet sa e sa herë kur
ndonjëri lëshon zë të lartë afër këtij shkëmbi. Jehona
shkaktohet nga numri i madh i majave të maleve përreth këtij
vendi me këtë toponim.
4.6.Toponimet me numëror
Toponime që ndërtohen mbi bazën e numërorëve janë
të shumta në viset malore të bjeshkëve të Deçanit. Toponime
të këtilla si bazë të togfjalëshit kanë një numëror. Kjo mënyrë
e formimit të toponimeve është e njohur në shqipe.
Toponime që janë me strukturë togfjalëshi numër +
emër, si: Tre Gurtë, Dy Gurtë (Bjeshka e Belegut); Tre Kroj’t
(Bjeshka e Prejlepit); Tre Kazanat (Bjeshka e Prejlepit); si
dhe toponime me togfjalësh, si: Shpella e Tre Gurve (Bjeshka
e Belegut); Lisi me Dy Degë (Bjeshka e Prejlepit).
58
4.7. Toponimia dygjuhëshe
Një çështje me interes për të dëshmuar mbijetesën dhe
qëndresën e shqipes ndaj asimilimit edhe në emrat e trojeve
është prania e emërtimeve dyfishe apo dygjuhësore (Shkurtaj,
po aty, f., 70).
Në toponimet e bjeshkëve të Deçanit hasen disa
emërtime dygjuhëshe që tregon qëndresën dhe mbijetesën e
gjuhës shqipe ndaj trysnive të gjuhëve të huaja në periudha të
ndryshme kohore. Kjo trysni vërehet edhe në riemërtimet e
vendeve në harta topografike që i ka përpiluar administrata
serbe(Shih fig. 11, f., 35). Më së miri këtë dukuri e dëshmojnë
hartat topografike të përpiluara para vitit 1970 nga Ushtria e
ish- Jugosllavisë, që përdoreshin për nevoja ushtarake. Në
këto harta toponimia e bjeshkëve të Deçanit është e regjistruar
me bazë sllave dhe në disa raste marrin prapashtesën (-vič). Si
ilustrim për këtë shërbejnë toponimet: Stanet e Kuqve,në
Bjeshkë të Madhe të Deçanit. Në hartat topografike të vitit
1972tëhartuara nga Instituti Gjeografik i ushtrisë jugosllave të
njëjtin toponim e gjejmë me emrin Kuč Stanove. Gjithashtu
edhe në disa patronime përsëritet e njëjta dukuri, duke iu
shtuar prapashtesa (-vič), si: Stanet e Osajve, Stanet e
Mushkolajve, Stanet e Gjikokajve (Bjeshka e Madhe); në
59
harta topografike kemi Osovič stanovi, Muškovič stanovi,,
Fig. 11. Hartë topografike- Gjeravica 1: 25 000
Duke pasur strukturë dhe semantikë të qartë, të
shumtën e herës të ngritur mbi bazën e apelativëve të njohur,
toponimia shqiptare ka qenë lehtësisht e kalkulueshme në
gjuhët e sunduesve (Shkurtaj, po aty. f., 70).
60
Shumë qartë flasin toponimet dygjuhëshe, shqipsllavisht, që i hasim të disa oronime, si: Qafa e Madhe, Qafa e
Vogël (Bjeshka e Madhe), që në sllavisht u ndërrohet vetëm
mbiemri: Velika Čafa dhe Mala Čafa, ose Maja e Qenit
(Bjeshka e Belegut), që në sllavisht del: Pasji vrh. Toponim të
këtij lloji takojmë përsëri në Bjeshken e Belegut, si: Gllija e
Madhe, që në sllavisht është përkthyer Velika kleka (Shih. fig.
11).
Emërtimet e vendeve të regjistruara në harta
topografike, siç po shihet, janë bërë larg origjinaliteti të tyre.
Shumë toponimeve iu ndërrohen emërtimet duke i përkthyer
dhe përshtatur në gjuhën serbe. Gjendja në terren tregon një
pa përputhshmëri të qartë të të njëjtave toponime nëpër ato
vise malore. Kjo tregon një tendencë të vazhdueshme të
pushtetit asimilues serb mbi shqiptarët dhe gjuhën e tyre.
Ndikimin më të fuqishëm të sllavishtes në toponiminë
e Kosovës e ka sjellë pesha dhe infiltrimi i gjuhës së
administratës. Deri vonë gjuhë me prestigj ishte gjuha serbe
dhe ndikimi i saj u përhap edhe në toponiminë e viseve
malore. Një rast tjetër i hidronimit në Gryken e Deçanit
mendojmë se është edhe Lumëbardhi i Deçanit, që buron nga
bjeshkët e Komunës së Deçanit dhe rrjedh nëpër Grykën e
Deçanit, pranë fshatit Lumëbardhë dhe derdhet në Drinin e
61
Bardhë. Në harta topografike dhe ato kadastrale ky hidronim
është përshtatur në gjuhën sllave Bistrica e Deçanit ose
(Dečanska Bistrica).Vlen të përmendim studiuesin (Sejdiu,
2002: 129), i cili gjatë rishikimit dhe shqyrtimit të toponimisë
kosovare, thot se ‘’Vëmendja jonë ishte e përqëndruar në
hulumtimin dhe rikthimin e këtyre strukturave, që shumë
shpesh dilnin të kalkuluaka a të përkthyera apo të adaptuara
madje edhe të deformuara nga administrata e pushtuesve të
ndryshëm, sidomos atyre sllav’’. Dukuri e shpeshtë procedimi
ishte dhe rimotivimi si formë më e lehtë emërtimi.
Sipas studiuesit Iljaz Rexha, emërtimi Lumëbardhi
(Lumbarz-i) i Deçanit ky vendbanim e ka marrë emrin sipas
lumit me të njëjtin emër, të cilin administrata sllave e quan
Bistrica. Nuk del i shënuar në burimet e hershme mesjetare,
meqë ka mbetur jashtë regjistrimeve të timareve të sistemit
osman, gjatë shekujve XV-XVI. Nuk ka dyshim se toponimi
është mjaft i vjetër, të cilin për të parën herë e kam gjetur të
shënuar në një dokument gjyqësor të proviniencës osmaneturke nga shekulli XVII, origjinali i të cilit ruhet te
orientalisti, Jusuf Lataj nga i njëjti fshat, dokument ky që u
zhduk nga lufta e fundit në Kosovë (1998-1999), por fotokopja
ruhet në Fondin ‘’Varia’’ në Arhivin Kombëtar të Kosovës, në
62
Prishtinë dhe një kopje në bibliotekën personale të autorit
(Rexha,2005: 103-104 ).
Ky toponim bitematik dygjymtyrësh, në këtë dokument
ishte shënuar me formën turke Lumbarz, i sajuar nga trajta e
mirëfilltë e shqipes Lumbardhi ( Rexha, po aty, f. 103-104).
Gjithashtu kemi hidronimin P’rroni i Zallit t’Rups, i
cili buron nga bjeshkët afër kufirit me Shqipërinë. Në harta
topografike figuron me emrin Albanski Potok. Nuk kemi
ndonjë të dhënë se kur është emëruar me këtë emër. Afër tij
gjendet hidronimi Prroni i Gjes, (Përroi i Gjuetisë,) që në
disa raste e gjejmë të shënuar në gjuhën sllavesi Lovski Potok.
Gjithashtu kemi oronimin Mali i Gjesë (Bjeshka e Baballoqit),
një vend i pasur me kafshë të egra siç janë: derrat, kaprojtë
dhitë e egra etj., ka qenë gjithmonë vend i përshtatshëm për
gjueti. Në dokumente zyrtare, harta topografike e gjejmë me
emrin Kozhnjar. Këto riemërime janë bërë nga administrata e
asaj kohe, kah mesi i shekullit të kaluar dhe janë shpallur zona
të mbrojtura me ligj.
63
4.8. Toponimet në harta topografike dhe kadastrale
Toponimet në harta kanë karakter informativ,
orientues e shkencor dhe janë me vlera historike për
paraqitjen e autoktonisë së një populli. Kërkimet shkencore të
toponimeve vazhdojnë së zbuluari shtrirjen e një populli në
periudha historike (Meha, 2013: 110).
Parimet për paraqitjen e toponimeve në harta
kërkojnë që emërtimet dhe kuptimet gjeografike të jenë
pikërisht ashtu siç i ka përdorur vetë populli që ka jetuar apo
jeton në ato treva. Pra, në paraqitjen e toponimeve kërkohet
origjinaliteti i tyre Toponimet e objekteve gjeografike në hartë
duhet t`u përgjigjen të njëjtave në natyrë. Këto parime të
paraqitjeve të toponimeve në harta kanë qenë në diskutime
dhe në shumë tubime e kongrese të gjeografëve, hartografëve
e të punëtorëve shkencor të onomastikës. Toponimet gjatë
historisë zakonisht ndërrojnë për dy arsye:
-për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në kuadër të
kulturës kombëtare gjatë shekujve;
-për shkak të pushtimit të një vendi-populli nga një popull
tjetër me kulturë e traditë tjetër, i cili e bën edhe ritoponimin
sipas gjuhës dhe traditave të veta(Meha, po aty., 110).
Planet dhe hartat e para për këto treva shqiptare së
pari i punuan ekipet ruse e më vonë Instituti Gjeografik
Ushtarak i Beogradit. Këto harta janë përpiluar për qëllime
ushtarake dhe politike (Meha, po aty, f., 111).Sllavizmi i
toponimeve në harta dhe në administratë është i dukshëm
kudo. Ai është bërë me qëllim që ta dëshmojë shtrirjen e
sllavëve edhe në këto vise malore. Mbishkrimet dhe
toponimet janë të regjistruara në alfabetin cirilik. Këto shihen
më së miri në hartat kadastrale ku janë të paraqitura një numër
i konsiderueshëm toponimeve (Shih fig. 12).
Fig. 12. Hartë kadastrale1: 25 00 ZK Deçan
Karakteristikë e këtyre ritoponimeve është se në
fillim, në hapin e parë të ndryshimit apo të përvetësimit të
tyre, janë shkruar toponimet shqiptare me alfabet cirilik,
pastaj në hapin e dytë të regjistrimit për prezantim si troje
sllave i kanë përkthyer apo i kanë ndërruar tërësisht (Meha, po
aty). Një shembull të tillë e kemi në fig. 13.
Fig. 13. Hartë kadastrale 1: 2500 ZK Isniq
Hartat topografike, të cilat i kemi shfrytëzuar gjatë
këtij punimi, i kemi marrë nga -ish ushtari i UÇK-ës, Bekë
Osmonaj nga Isniqi, pas rënies së Karaullës së Koshares, në
vitin 1999,kishte marrë hartat ushtarake serbe të gjetura aty.
Ndërsa hartat kadastrale me toponime i kemi marrë në
Drejtoratin e Urbanizmit dhe disa në zyrat e Kadastrës të
Komunës së Deçanit ( Shih figurën 11, 12 dhe 13).
67
Fig.11. Hartë topografike 1:25 000
68
Fig. 12. Hartë kadastrale me toponime 1: 39, 000, ZK
Isniq
69
Fig.13.Hartë kadastrale me toponime 1:39, 000 ZK Izniq 2
70
Hartat janë marrë nga Drejtorati për Urbanizëmnë KK të
Deçanit, vetëm për realizimin e këtij punimi.
71
4.9. Toponimet në periudha të ndryshme kohore
Në tabelën e mëposhtme, në katër shtylla jemi
përpjekur të paraqesim krahasimin e toponimeve në periudha
të ndryshme kohore. Në kolonën e parë të tabelës kemi dhënë
toponimet nga hartat topografike e vitit 1972. Në kolonën e
dytë kemi dhënë toponime nga hartat topografike të marra nga
Agjencia Kadastrale e Kosovës e vitit 1992. Në kolonën e
tretë kemi dhënë toponimet nga Gjeoportali Shtetëror i
Kosovës i vitit 2004, 2009 dhe 2012. Në kolonën e katërt
kemi dhënë toponimet e vjela nga goja e popullit. Zakonisht
janë intervistuar barinjtë të moshuar që kanë kaluar kohën
nëpër ato vise malore gjatë stinës së verës.
1
|
2
|
3
|
4
|
Toponimet sipas
Hartës topografike të vitit 1972, të hartuara në Beograd për qëllime
ushtarake.
|
Toponimet sipas
Hartave topografike të AKK –ës, të hartuara për çështje kadastrale bot. i
vitin 1992.
|
Toponimet sipas
Gjeoportalit shtetëror të Kosovës të hartuar në vitin 2004, 2009 dhe 2012.
|
Toponime të
vjelura nga goja e popullit.
|
Čelija
|
Çelia
|
Çelia
|
|
Kerši i čelis
|
Kulla e Çelisë
|
Kulla e Çelisë
|
|
Dečanski Bistrica
|
Lumbardhi i Deçanit
|
Lumbardhi i Deç.
|
|
Streočki stanovje
|
Stanet e strellcit
|
Stanet e strellcit
|
Stanet e Strellcit
|
Maja Streoc 2377
|
Maja e Strellcit
|
Maja e Strellcit
|
|
Čafa e Nekit
|
Qafa
|
Çafa e Nekut
|
Çafa e Nekut
|
Streočki Planina
|
Bjeshka e Strellcit
|
Bjeshka e Strellcit
|
Bjeshka e Strellcit
|
Čafa e kronit
|
Qafa
|
Çafa e Kronit
|
Çafa e Kronit
|
Kerši i kuč
|
Shkëmbi i Kuq
|
Shkëmbi i Kuq
|
Guri i Kuq
|
Kodra belaja
|
Kodra
|
Kodra e Bellasë
|
Kodra e Belles
|
Guri i Sokolit
|
Guri i Sokolit
|
||
Špela e zeze
|
Shpella e Zezë
|
Shpella e Zezë
|
|
Belišta
|
Belishta
|
Belishta
|
|
Baljaj stanove
|
Stanet e Balajve
|
Stanet e Balajve
|
|
Proni i baljaj
|
Prroni i Balajve
|
Prroni i Balajve
|
|
Keršat e cers
|
Shkëmbi i Cerks
|
Guri i Cers
|
|
Tahirsuljaj stanovi
|
Stanet e Tahirsylve
|
Stanet e Tahirsylve
|
Stanet e Tahirsylve
|
Cerski potok
|
Përroni i Cerks
|
Prroni i Cers
|
|
Čafa e ahit
|
Qafa
|
Çafa e Ahut
|
Çafa e Ahit
|
Plečki potok
|
Përroi i Pleçes
|
Prroni i Pleçes
|
|
Donja Pleča
|
Pleqa
|
Pleçja e Poshtme
|
Pleçja e poshtme
|
PLEČA
|
Pleqa
|
Pleçja
|
Pleçja
|
Gornja Pleča
|
Pleqa
|
Pleçja e Epërme
|
Pleçja e Epërme
|
Čafa Miliševac
|
Qafa Ndarëse
|
Çafa e Milishevcit
|
Çafa e Milishevcit
|
Lovska berda
|
Gjeja
|
Kodra e Gjuetisë
|
Kodra e Gjuetisë
|
Prilepska strana
|
Stanet e Prilepit
|
Stanet e Prejlepit
|
Stanet e Prejlepit
|
Prilepska planina
|
Bjeshka e Prilepit
|
Bjeshka e Prejlepit
|
Bjeshka e Prejlepit
|
Rudina
|
Rudinat
|
Rudinat
|
Rudinat
|
Bajrak
|
Maja e Bajrakut
|
Maja e Flamurit
|
|
Trungaja
|
Trungishta
|
Trungaja
|
|
Beleški potok
|
Prroni i Belegut
|
P’rroni i B. Beleg.
|
|
Kožnjar
|
Kozhjer
|
Koshnjari
|
Kozjerr
|
Livada Balaj
|
Livadhet e Babaj
|
Livadhet e Babajt
|
|
Babaločki stanovi
|
Stanet e Baballoqi
|
Stanet e Babaj
|
Stanet e Babajt
|
Albanski potok
|
Albanski Potok
|
P’rroni i Zallit
|
|
Korija
|
Korija
|
Koria e Carrabregut
|
Koria e Carrabreg.
|
Žig
|
Zhig
|
Zhigu
|
Zhigu
|
Velika žegina
|
Zhigine
|
Zhegina e Madhe
|
Zhegina e Madhe
|
Gurtë e regovcit
|
Gurtë e regovcit
|
Gurtë e Regovcit
|
|
Livade Kelimark
|
Livadhi Kelimark
|
Livadhi Kelimark
|
|
Kodra Karađa
|
Kodra Karaxha
|
Kodra Karaxh
|
|
Proni Demuk
|
Prroni Demuk
|
P’rroni i Demuks
|
|
Proni Budoši
|
Prroni Budoshi
|
P’rroni i Budoshit
|
|
Uzbilj
|
Uzbil
|
Yzbil
|
Yzbyl
|
Prapštija
|
Prapshtija
|
Prapshtija
|
Prapshtija
|
Kerši i Markgegs
|
Shk. i Mark Gegës
|
Kerrshi i Markgegs
|
Kerrshi i Markgegs
|
Žar
|
Zhar
|
Zharre
|
Zharre
|
Jedove
|
Jedove
|
Jedova
|
Jedovë
|
Kerši Jedovs
|
Jedove
|
Kerrshat e Jedovës
|
Kerrshi i Jedovës
|
Kunora
|
Bukuria
|
Kunora
|
|
Brinja e ripit
|
Rrypi
|
Rrypi
|
|
Proni i livadit
|
Livadhet
|
Livadhet
|
Livadhet
|
Gropa magaric
|
Shkalla e Magarit
|
||
Gura e mir
|
Kroni i Mirë
|
Kroni i Mirë
|
|
Gura i čuršis
|
Kroni i Qerrshijave
|
||
Kroni i gusis
|
Kroni i Gusisë
|
||
Kroni tedel
|
Kroni Tedel
|
||
Derviškom
|
Dervishkom
|
Dervishkomi
|
|
Guri i gat
|
Guri i Gate
|
Guri i gatë
|
Guri i Gatë
|
Ljogi i prell
|
Lugi Prelesh
|
Lugi i Prelës
|
Lugi i Prelës
|
Kurvala
|
Kurvalla
|
Kurvalla
|
Kurvalla
|
Borovnice
|
Boronice
|
Boronica
|
Boronicat
|
Kroni i škals
|
Kroni i Shkallës
|
Kroni i Shkall’s
|
|
Kroni mir
|
Kroni i Mirë
|
Kroni i Mirë
|
|
Kroni alidecit
|
Kroni i Alidecit
|
Kroni i Alidecit
|
|
Osovič stanovi
|
Stanet e Osajve
|
Stanet e Osaj
|
Stanet e Osajve
|
Muškovič stanovi
|
Stanet e Mushkolaj
|
Stanet e Mushkol.
|
|
Đukokovič stanovi
|
Stanet e Gjikokaj
|
Stanet e Gjikokve
|
|
Muškovič stanovi
|
StanetCerrnobresh
|
Stanet e Mushkolaj
|
Stanet e Carrabre.
|
Kuč stanovi
|
Stanet e Kuqve
|
Stanet e Kuqve
|
|
Vel. Čafa
|
Qafza
|
Çafa e Madhe
|
Çafa e Madhe
|
Mal. Čafa
|
Qafza
|
Çafa e Vogël
|
Çafa e Vogel
|
Koriae cernobregit
|
Korija
|
Kori. e Carrabregut
|
Koria e Carrabreg.
|
Vercinaecernobregit
|
VerdhcinaCarrabre.
|
Verdhcina e Carra.
|
|
Guri gat
|
Guri iGatë
|
Guri i Gatë
|
Guri i Gatë
|
Beška Belegit
|
Bjeshka e Belegve
|
Bjeshka e Belegut
|
Bjeshka e Belegut
|
Četa Marjašit
|
Qeta e Marjashit
|
Çeta e Mirashit
|
Çetat e Imerjashit
|
Velika kleka
|
Dëllinjat e Mëdha
|
Gllija e Madhe
|
|
Maja made
|
Maja e Madhe
|
Maja e Madhe
|
Maja e Madhe
|
Pasji vrh
|
Maja e Qenit
|
Maja e Qenit
|
Maja e Qenit
|
Maja Rops 2501
|
Maja e Rupës
|
Maja e Rup’s
|
|
Beleški potok
|
Prroni i Belegut
|
P’rroni i B. Beleg.
|
|
Roški dol
|
Rashik
|
Rashki Dol
|
Roshkodol
|
Maja bajrakut
|
Maja e Bajrakut
|
Maja e Flamurit
|
|
Velika podina
|
Rrafshi i Madh
|
Podinat e Mëdha
|
|
Stano polje
|
|||
Miliševski katuni
|
Milishevc
|
Katuni i Milishevcit
|
Milishevci
|
Lovska brda
|
Gjeja
|
Kodra e Gjuetisë
|
Kodra e Gjuetisë
|
Pašina izvor
|
Burimi i Pashës
|
Çeshmja e Pashës
|
Kroni i Pash’s
|
Prroni i Gjuetisë
|
P’rroni i Gjes
|
||
Gudeli
|
Guzheli
|
||
Burimi i Alisë
|
Kroni i Alisë
|
||
Burimi i Hyrës
|
Kroni i Hyr’s
|
||
Kodra e Love
|
Kodra e Love
|
||
Stanet e Epra
|
Stanet e Epra
|
||
Ujte e Zi
|
|||
Qeta e Vogel
|
Qafa e Vogel
|
||
Rrafshi i Mirë
|
|||
Lumi i Tahirit
|
Kroni i Tahirit
|
||
Prroni i Keq
|
Prroni i Keq
|
||
Ortiqet
|
Orteku
|
||
Maja Biliber
|
Maja e Biliburit
|
||
Mali Bilibar
|
Mali i Biliburit
|
||
Pylli Bilibur
|
|||
Zabeli i Madh
|
|||
Pylli në Osoje
|
Mali i Osojnes
|
||
Maja fazlis
|
Stanishta e Fazlisë
|
||
Stanet kajtdove
|
Stanet e Kajdove
|
||
Guri i Pishave
|
|||
Shkambi i Madh
|
Kerrshi Madh
|
||
Guri Kurtush
|
Guri Katerqosh
|
||
Guri i Zi
|
Guri i Zi
|
||
Arat te Stani
|
Ara e Stanit
|
||
Kodra e Kuqe
|
Kodra e Koqakit
|
||
Fusha e Gurve
|
Fushe e Gurve
|
||
Orteku i Ures
|
Orteki
|
||
Boja
|
Lugu i Bojës
|
||
Kungja
|
Ner Kungja
|
||
Stanet e Gurit
|
Stanet e Guricave
|
||
Zumerdan
|
Zymerdani
|
||
Qardaku i Gurit
|
Guri i Çardakut
|
||
Lisi i Binakut
|
Lisi i Binakut
|
||
Konaqishte
|
Konaqet
|
||
Shpati i Osojes
|
Mali Osojnes
|
||
Rihnat
|
Rrinat
|
||
Lojzat
|
Lojzat
|
||
Kllada
|
Kllada
|
||
Kodra
|
Kodra
|
||
Lugina
|
Lugina
|
||
Bregu
|
Bregu
|
||
Shterbaje
|
Shterrpaja
|
||
Shkambi Dervishit
|
Varri i Dervishit
|
||
4.10. Përbërja morfologjike e fjalëformuese e toponimisë
së bjeshkëve të Deçanit
Ashtu si semantika e toponimisë, madje edhe më
tepër se ajo, e parë në tërësinë e vet, përbërja morfologjike e
fjalëformuese e toponimisë shqiptare na jep mundësi të
shohim aty një sistem që karakterizohet nga uniteti strukturor,
nga zotërimi në të i krye tipave dhe krye strukturave të
shqipes, të njëjta dhe të shtrira gjerë e gjatë në të gjitha trevat
shqiptare (Shkurtaj, 2015: 97).
4.11.Toponime të formuara nga emra të përgjithshëm
Shumë toponime në bjeshkët e Deçanit janë formuar
drejtpërdrejtë nga emra të përgjithshëm (apelativë) të shqipes.
Emërtime të tilla janë ndërtuar mbi bazën e emrave të drurëve,
bimëve, oronimeve të ndryshme, si: Ahishta (Belle); Ahishta
(Bjeshka e Prejlepit); Arra e Pushimit (Belle); Qafa e Ahit
(Kurvallë); Lugi i Ahit (Bjeshka e Lumëbardhit); Banishta
(Milishevc); Buŋaja (Belle); Qukëlinat (Pleqe); Çetinat
82
(Belle); Fierishtat (Belle); Qafa e Livadhit (Bjeshka e
Belegut); Klekat (Bjeshka e Prejlepit); Kerrshi i Karafilit
(Bjeshka e Prejlepit); Shpati i Madh (Bjeshka e Lumëbardhit);
Molikat (Belle); Pojishta (Bjeshka e Prejlepit); Plepishta
(Pleqe); Lisat e Rrallë (Bjeshka e Baballoqit); Livadhi Rrafsh
(Bjeshka e Prejlepit); Shtogishta (Pleqe); Shpatijet
(Roshkodol); Selishta (Belle); Trungaja (Bjeshka e Belegut);
Zallinat (Bjeshka e Belegut); Stanishta e P’rronit (Bjeshka e
Belegut) etj.
Toponime të ndërtuara mbi bazën e emrave të
përgjithshëm me strukturë parafjalë + emër, si: Ner Kungja
(Bjeshka e Madhe); Mas Shkallash (Bjeshka e Belegut).
Toponime të ndërtuara me strukturë emër + parafjalë
+ emër, si:Guri me Kapuç (Belle); Kroni me Ballë (Bjeshka e
Madhe); Kerrshi me Strehë (Belle); Kroni (në) nꞌStane
(Bjeshka e Strellcit); Kroni te Currjelat (Milishevc).
Toponime të ndërtuara me fjalën bjeshkë,-a:janë të
shumta në bjeshkët e Deçanit, për arsye se shumë fshatra të
Komunës së Deçanit i kanë bjeshkët e veta që i shfrytëzojnë
gjatë stinës së verës, si: Bjeshka e Belegut, Bjeshka e
Prejlepit, Bjeshka e Strellcit,Bjeshka e Madhe, Bjeshka e
Baballoqit, Bjeshka e Lumëbardhit.
83
Toponime me fjalën mal,-i: Mali i Biliburit
(Roshkodol); Mali i Babinës (Milishevc); Mali i Podit
Banishtë (Milishevc); Mali i Klladës (Roshkodol); Mali
iKerrshit Kyçs (Roshkodol); Mali i Marjashit (Roshkodol);
Mali i Vogël (Bjeshka e Belegut); Mali i Zi (Bjeshka e
Belegut); Mali ku o vra Mal Hasani (Bjeshka e Prejlepit);
Mali i Milishevcit (Milishevc); Mali i Përroit të Gjesë
(Roshkodol); Mali i Strellcit (Bjeshka e Strellcit); Mali i
Tamashkit (Roshkodol); Mali i Zllonopojsë (Zllonopojë);
Mali Troçkë (Belle).
Toponime të formuara nga fjala qafë,-a+ emër të
rasës gjinore, si:Qafa e Ahit (Kurvallë); Qafa e Belegut
(Roshkodol); Qafa e Bigave (Bjeshka e Baballoqit); Qafa
eCurrjelave (Milishevc); Qafa e Gjes (Milishevc); Qafa e
Jelenkit (Roshkodol); Qafa eKronit (Belle); Qafa e
Kopaonikut (Belle); Qafa e Kunorave (Jedovë); Qafa e Kyqs
(Roshkodol); Qafa e Livadhit (Bjeshka e Belegut); Qafa e
Livadhit (Bjeshka e Baballoqit); Qafa e Liqenit (Bjeshka e
Lumëbardhit); Qafa e Lumardhit (Milishevc); Qafa e
Milishevcit (Pleqe); Qafa e Mrizeve (Pleqe); Qafa e Niut
(Bjeshka e Strellcit); Qafa e Pllaqicës (Pllaqicë e Vokshit);
Qafa e Podinave (Bjeshka e Baballoqit); Qafa eRudinës
(Bjeshka e Prejlepit); Qafa e Roshkodolit (Bjeshka e Belegut);
84
Qafa e Vuqetës (Zharre); Qafa e Zavojit (Roshkodol); Qafa e
Vrrinit (Bjeshka e Lumëbardhit).Me fjalën qafë dalin edhe
disa toponime tri gjymtyrëshe, si: Qafa e Lugut Kronit
(Belle); Kerrshat eQafës Kronit (Belle); Qafa e Moll’s Egër
(Bjeshka e Baballoqit); Kroni i Qafës Milishevcit (Milishevc);
Kroni i Qafs Kronit (Belle); Qafa e Lugit t’ Koritave (Belle);
Qafa e Lëndinës Butë (Belle).
Toponime me fjalën shpellë,-a: Shpella e Shtrigave
(Belle); Shpella e Madhe (Belle); Shpella e Mekuls (Belle);
Shpella e Orlave (Bjeshka e Prejlepit); Shpella Pafund
(Bjeshka e Lumëbardhit); Shpella e Popit (Bjeshka e
Lumëbardhit); Shpella e Talit (Bjeshka e Belegut); Shpella e
Zezë (Bjeshka e Belegut); Shpella e Minares (Bjeshka e
Belegut); Shpella e Podinave (Bjeshka e Belegut); Shpella e
Katurrecit (Bjeshka e Belegut); Shpella e Imerjashit (Bjeshka
e Belegut); Shpella e Hajnave (Bjeshka e Baballoqit); Shpella
e Hamdisë (Belle);Shpella e Gurit Makivisë (Bjeshka e
Belegut); Shpella e Tre Gurve (Bjeshka e Belegut); Shpella e
Arushës (Pllaqica e Vokshit); Shpella e Bajrit (Belle); Shpella
e Ballistit (Belle); Shpella e Gurit t’Kuq (Bjeshka e
Lumëbardhit); Shpella e Gurit t’Shpumë (Bjeshka e
Baballoqit); Shpella e Ledin’s Butë (Belle); Shpella e Arushës
dhe Shpella e Dhelpnes (Bjeshka e Deçanit).
85
Toponime me fjalën gur,-i të përfituara nga një emër
konfiguracioni + një mbiemër që shënon një karakteristikë të
tij, si: Guri i Bardhë (Bjeshka e Belegut); Guri i Zi (Bjeshka e
Belegut); Guri i Kuq (Bjeshka e Belegut); Guri i Gatë
(Roshkodol); Guri i Gatë (Bjeshka e Strellcit); Guri i Hunë
(Pllaqica e Vokshit); Guri i Kuq (Pllaqica e Vokshit); Gurtë e
Mermerit (Gryka e Deçanit); Guri Qylym (Pllaqica e Vokshit);
Guri i Smutë, (Sëmurë), (Bjeshka e Madhe); Guri i Zi (Belle).
Emërvende me fjalën gur,-i + një emër në rasën
gjinore, si: Guri i Ukit (Bjeshka e Prejlepit); Guri i Tinarve
(Bjeshka e Strellcit); Guri i Shterpit (Roshkodol); Guri i
Sokolit (Belle); Gurtë e Rastavicës (Kurvallë); Guri i Nusës
(Bjeshka e Strellcit); Guri i Nusës (Pllaqica e Vokshit); Guri i
Nusës (Bjeshka e Lumëbardhit); Guri i Hutit (Belle); Guri i
Dautit (Bjeshka e Madhe); Guri i Bjeshkës (Bjeshka e
Strellcit).
Toponime me fjalën shteg,-i + një emër në rasën
gjinore, ndonjëherë mbiemër, si Shtegi i Cersë (Belle); Shtegi
i Dhive (Bjeshka e Prejlepit); Shtegi i Livadhit (Bjeshka e
Belegut); Shtegi i Poshtëm, Shtegi i Midisit, Shtegi i Epër
(Bjeshka e Belegut).
86
Toponime me fjalën maj(e),-a + një emër në rasën
gjinore, si: Maja e Druve (Bjeshka e Lumëbardhit); Maja e
Flamurit (Milishevc); Maja e Imerjashit (Bjeshka e Belegut);
Maja e Qenit (Bjeshka e Belegut); Maja e Korisë (Milishevc);
Maja e Prejlepit (Bjeshka e Prejlepit); Maja e Strellcit
(Bjeshka e Strellcit); Maja e Zmakës (Bjeshka e
Lumëbardhit); Maja e Rup’s (Bjeshka e Belegut).
Të shumta janë emërvende me fjalën lug,-i + një emër
në rasën gjinore, si: Lugi i Ahit (Bjeshka e Lumëbardhit); Lugi
i Arrave (Belle); Lugi i Bojsë (Jedovë); Lugi i Balecit
(Bjeshka e Baballoqit); Lugi i Dylsë (Bjeshka e Prejlepit);
Lugi i Gurrave (Belle); Lugi iKoritave (Belle); Lugi i Kerrshit
(Bjeshka e Baballoqit); Lugi i Kasumit (Gryka e Lloanit);
Lugi i Lar’s (Bjeshka e Madhe); Lugi i Livadhit (Bjeshka e
Baballoqit); Lugi i Prels (Kurvallë); Lugi i Paplit
(Roshkodol); Lugi i Suhajs (Bjeshka e Strellcit); Lugi iShot’s
(Pleqe); Lugi i Xhamisë (Milishevc); Lugi i Zallit (Jedovë);
Lugi i Karafilit (Bjeshka e Belegut); Lugi i Plakave (Bjeshka
e Belegut); Lugi i Gurit (Bjeshka e Belegut); Lugi i Zallit
(Bjeshka e Belegut); Lugi i Hatashit (Bjeshka e Belegut).
Toponime me fjalën livadh,-i + një emër kafshe në
rasën gjinore, si: Livadhi i Arush’s (Bjeshka e Prejlepit);
Livadhi i Bull’s(Bjeshka e Prejlepit).
87
Me fjalën livadh,-i + emër individi i cili ka qenë
pronar i atij trualli, si: Livadhi i Dobres (Bjeshka e Madhe);
Livadhi i Hysen Lek’s (Bjeshka e Strellcit); Livadhi i
MarkGeg’s (Kurvallë); Livadhi i Marashpajlit (Belle);
Livadhi i Palnes (Bjeshka e Strellcit).
Me fjalën livadh,-i + një emër në rasën gjinore,
ndonjëherë edhe me një mbiemër, si: Livadhi i P’rronit
(Bjeshka e Belegut); Livadhi i Gatë (Bjeshka e Prejlepit);
Livadhi i Moll’s (Belle);Livadhi i Loms (Belle); Livadhi i
Kryp’s (Bjeshka e Belegut); Livadhi iMadh (Belle); Livadhi i
Serr’s (Roshkodol); Livadhi i Viçit (Belle).
Toponime me fjalën gropë,-a+ një emër në rasën
gjinore, ndonjëher mbiemër, si: Gropa e Imerjashit (Bjeshka e
Belegut); Gropa e Mell’s (Bjeshka e Belegut); Gropa e Imerit
(Bjeshka e Belegut); Gropa e Smak’s (Pllaqica e Vokshit);
Gropa e Shterpit (Roshkodol); Gropa e She’jtë (Roshkodol);
Gropa e Shtarës (Bjeshka e Lumëbardhit); Gropa e
Zllonopojs (Zllonopojë); Gropa e Butë (bjeshka e Belegut);
Gropa e Mell’s (Bjeshka e Belegut).
Toponime me fjalën stan,-i + emër të personave që
kanë qenë pronar të truallit (ndonjëherë emër + mbiemër), si:
Stani i Ali Bajramit (Bjeshka e Belegut); Stani i Ahmet
88
Asllanit (Bjeshka e Belegut); Stani i Belit (Bjeshka e
Strellcit); Stani i Mar Pep’s (Belle). Me fjalën stan në numrin
shumës, stane-t + një emër në rasën gjinore, ndonjëherë
mbiemër, si: Stanet e Ver’s (Bjeshka e Belegut); Stanet e
Vjesht’s (Bjeshka e Prejlepit); Stanet e Guricave (Bjeshka e
Strellcit); Stanet e Haklajve (Pleqe); Stanet e Moçme (Bjeshka
e Belegut); Stanet e Moçme (Milishevc); Stanet e Pranver’s
(Belle); Stanet e Shal’s (Bjeshka e Strellcit).
Toponime me fjalën shpat,-i + një emër në rasën
gjinore, si Shpati i Avdylit (Bjeshka e Belegut); Shpati i
Boronicave (Bjeshka e Madhe); Shpati i Majës Madhe
(Bjeshka e Belegut); Shpati i Madh (Bjeshka e Lumëbardhit);
Shpati i Rrokaqave (Bjeshka e Belegut); Shpati i Gurit t’Zi
(Bjeshka e Belegut).
Toponime me fjalën pod, -i + një emër në rasën
gjinore, siPodi i Bardakut (Bjeshka e Madhe); Podi i
Baqicave (Roshkodol); Podi i Bujashkave (Bjeshka e
Belegut); Podi i Çetinave (Bjeshka e Madhe); Podi i
Dobroshit (Bjeshka e Belegut); Podi i Love (Bjeshka e
Belegut); Podi i Epër, Podi i Poshtëm (Bjeshka e Belegut);
Podi i Gjoll’ve (Bjeshka e Belegut); Podi i Hasanramve
(Bjeshka e Strellcit); Podi i Kroj’ve (Bjeshka e Belegut); Podi
i Korisë (Bjeshka e Belegut); Podi i Kurtul’s (Bjeshka e
89
Strellcit); Podi i Lëpushës (Roshkodol); Podi i Loshit
(Bjeshka e Madhe); Podi i Lojzave (Roshkodol); Podi i
Livadhit (Bjeshka e Belegut); Podi i Madh (Roshkodol); Podi
i Majës (Bjeshka e Lumëbardhit); Podi i Pojave (Belle); Podi
i Pel’s (Belle); Podi i Prushit (Pleqe); Podi iRudinave (Belle);
Podi i Rabushit (Bjeshka e Strellcit); Podi i Rrasave (Bjeshka
e Belegut); Podi i Rr’shitzave (Bjeshka e Baballoqit); Podi i
Sobave (Roshkodol); Podi iSon’s (Belle); Podi i Tisave
(Bjeshka e Prejlepit); Podi i Tyqit (Belle); Podi i Therrave
(Bjeshka e Madhe); Podi i Veselit (Milishevc).
Toponime me fjalën kod(ër),-ra+ një emër në rasën
gjinore, si: Kodra e Belishit (Belle); Kodra e Belles (Belle);
Kodra e Livadhit (Milishevc); Kodra e Çafzave (Bjeshka e
Strellcit); Kodra Karaxh (Bjeshka e Madhe); Kodra (Bjeshka
e Madhe); Kodra e Keqe (Bjeshka e Baballoqit); Kodra e
Koqakit (Belle); Kodra e Lik’s (Bjeshka e Madhe); Kodra e
Love (Roshkodol); Kodra e Livadhit (Milishevc); Kodra e
Murrizit (Belle); Kodra e Osës (Pleqe); Kodra e Rjepit
(Belle); Kodra e Stanisht’s (Belle); Kodra e Shabanit
(Bjeshka e Belegut).
Toponime të shumta janë hidronime me emrin kr(u,)-oni, (krua) + një emër në rasën gjinore, si: Kroni i Bek’s
(Belle); Kroni i Alisë (Zharre); Kroni i Bajramit (Belle);
90
Kroni i Bashqells (Bjeshka e Madhe); Kroni i Bubullim’s
(Bjeshka e Baballoqit); Kroni i Çikav (Bjeshka e Belegut);
Kroni i Dyls (Bjeshka e Prejlepit); Kroni i Fet’s (Bjeshka e
Prejlepit); Kroni i Fons (Bjeshka e Lumëbardhit); Kroni i
Gusisë (Pllaqica e Vokshit); Kroni i Gusisë (Milishevc);
Kroni i Gjyshes (Belle); Kroni i Hun’s (Milishevc); Kroni i
Hok’s (Milishevc); Kroni i Hyr’s (Roshkodol); Kroni Hul’s
(Zharre); Kroni i Hajdarit (Belle); Kroni i Imerit (Bjeshka e
Prejlepit); Kroni i Ibishit (Pleqe); Kroni i Jerin’s (Bjeshka e
Madhe ); Kroni i Jezerit (Bjeshka e Lumëbardhit); Kroni i
Januzit (Bjeshka e Baballoqit); Kroni i Livadhit (Bjeshka e
Baballoqit); Kroni i Marjashit (Roshkodol); Kroni i Mehmetit
(Bjeshka e Strellcit); Kroni i Mrizeve (Bjeshka e Strellcit);
Kroni i Mustafsë (Milishevc); Kroni i Nreshit (Belle); Kroni i
Pash’s (Bjeshka e Belegut); Kroni i Ptyqit (Belle); Kroni i
Pites (Gryka e Deçanit); Kroni i Ramizit (Kurvallë); Kroni i
Rrahit(Belle); Kroni i Rrasave (Bjeshka e Baballoqit); Kroni i
Rroj’s (Milishevc); Kroni i Smajlit (Pllaqicë); Kroni i Talit
(Bjeshka e Belegut); Kroni i Zejnisë (Bjeshka e Strellcit);
Kroni Zejnepit (Pllaqica e Vokshit).
Toponime me emrin kr(u),-oni, (krua) + mbiemër
që tregon ngjyrë apo cilësi të tjera, si : Kroni i Keq (Bjeshka e
91
Baballoqit); Kroni i Mirë (Belle); Krojet e Bardhë (Bjeshka e
Belegut).
Toponime me emrin kr(u), -oni,(krua) + emër
individi i shoqëruar me emër të atit të individit që ka qenë
pronar i atij trualli. Në këto raste emërtimi ka tri gjymtyrë, si:
Kroni i Hysen Avdis (Bjeshka e Lumëbardhit); Kroni i Hazir
Binakut (Bjeshka e Madhe); Kroni i Isë Tahirit (Belle); Kroni
i Rrustem Hoxhës (Pleqe); Kroni i Rrustem Fazlisë
(Milishevc); Kroni i Tahir Alisë (Milishevc); Kroni i Zenun
Zeçës (Pleqe); Kroni i ZekëAdemit (Gryka e Deçanit); Kroni i
Zymer Danit (Bjeshka e Strellcit).
Të dendura janë hidronimet me fjalën p’rr(u),-oni,
(përrua) + emër të rasës gjinore, si: P’rroni i Behovcit
(Bjeshka e Strellcit); P’rroni i Belles (Belle); P’rroni
iBudoshit (Bjeshka e Madhe); P’rroni i Cersë (Belle); P’rroni
i Deçanit (Bjeshka e Madhe); P’rroni i Gabelicave (Bjeshka e
Belegut); P’rroni i Gjesë (Roshkodol); P’rroni iHonifes
(Bjeshka e Belegut); P’rroni i Kajtazit (Bjeshka e Baballoqit);
P’rroni i Kokoliqit (Roshkodol); P’rroni i Lerthave (Belle);
P’rroni i Plak’s (Pleqe); P’rroni i Pleqes (Pleqe); Përroi i
Verrishtës (Belle); Përroi i Zllonopojsë (Zllonopojë); P’rro’i i
Zhigut (Milishevc).
92
Toponime me fjalën p’rr(u), -oni, (përrua) +
mbiemër, si: P’rroni i Bardhë (Bjeshka e Strellcit); P’rroni i
Keq (Bjeshka e Baballoqit); P’rroni i Madh (Belle); P’rroni i
Vogël (Bjeshka e Prejlepit).
4.12.Toponimet antonimike
Ky lloj toponimesh haset në disa oronime dhe
hidronime që përbëhet nga një emër që tregon konfiguracionin
e terrenit + mbiemër cilësor, që tregon formën, ngjyrën apo
ndonjë cilësi tjetër. Toponime të tilla shfaqen në qifte të
kundërvërna sipas antonimisë, si: Guri i Bardhë – Guri i Zi
(Bjeshka e Belegut); Biga e Madhe – Biga e Vogël (Bjeshka e
Baballoqit); Banishta e Epërme – Banishta e Poshtme
(Roshkodol); Podi i Poshtëm –Podi i Epërm (Bjeshka e
Belegut); Qeta e Epërme – Qeta e Poshtme (Bjeshka e
Belegut); Podi Gjollave t’Poshtme – Podi i Gjollave
t’Epërme (Bjeshka e Belegut); Kroni i Keq (Bjeshka e
Baballoqit); Kroni i Mirë (Belle); Shtegi i Poshtëm – Shtegi i
Epërm (Bjeshka e Belegut); Maja e Vogël – Maja e Madhe
(Roshkodol); Liqeni i Vogël – Liqeni i Madh (Bjeshka e
Belegut); Gropa Butë e Madhe – Gropa Butë e Vogël
93
(Bjeshka e Belegut); Podi i Keq (Roshkodol); Podi i Mirë
(Pleqe); Shpella e Madhe (Belle); Shpati i Madh (Bjeshka e
Lumëbardhit); Shpati i Vogël (Bjeshka e Belegut); Lugi i
Madh –Lugu i Vogël (Kurvallë); Vorret e Mira (Pleqe); Podi i
Madh (Roshkodol); Ahishta e Madhe (Belle);Mali i Vogël
(Bjeshka e Belegut); Gjeravica e Madhe – Gjeravica e Vogël
(Pllaqica e Vokshit); P’rroni i Vogël (Bjeshka e Prejlepit);
P’rroni i Madh (Bjeshka e Belegut).
4.13.Toponime me strukturë togfjalëshi
Shumica e toponimeve në bjeshkët e Komunës së
Deçanit janë ndërtuar mbi bazën e togfjalëshit emëror. Pjesa e
parë e togfjalëshit është e përbërë nga emra që shënojnë
kategoritë topografike dhe gjeologjik, si: kroni (kroi), p’rroni
(përroi), guri, qafa, lugi (lugu), shpati, shpella, gropa, podi,
maja, stani, stanishta, mali, livadhi etj. Kurse pjesa, apo
gjymtyra e dytë e togfjalëshit përmban emër në rasën gjinore
që tregojnë përkatësinë; mbiemra që tregojnë ngjyrë, formë,
madhësi; emra në rasën kallëzore me parafjalë që tregon
vendndodhje apo shumësi të diçkaje. Të shumta janë edhe
toponimet në togfjalësha emëror , si: Shpati i Avdylit
(Bjeshka e Belegut); Shpella e Arushës (Pllaqica e Vokshit);
94
Truŋaja e Arush’s (Bjeshka e Belegut); Guri i Bjeshk’s
(Bjeshka e Strellcit); Kerrshi i Bruqit (Pleqe); Kroni i Alisë
(Zhare); P’rroni i Blet’s (Belle); P’rroni i Deçanit (Bjeshka e
Madhe); Kroni i Çikave (Bjeshka e Belegut); Kroni i Dylsë
(Bjeshka e Prejlepit); Qafa e Livadhit (Bjeshka e Belegut);
Qafa e Roshkodolit (Bjeshka e Belegut); Lugi i Karafilit
(Bjeshka e Belegut); Lugi i Zallit (Bjeshka e Belegut); Shpati
i Rrokaqave (Bjeshka e Belegut); Shpella e Katurrecit
(Bjeshka e Belegut); Shpella e Minares (Bjeshka e Belegut);
Podi i Dobroshit (Bjeshka e Belegut); Podi i Mirë (Pleqe);
Stanet eShalës (Bjeshka e Strellcit); Stanishta e Bek’s
(Bjeshka e Belegut); Mali i Prejlepit (Bjeshka e Prejlepit);
Livadhi i Kryp’s (Bjeshka e Belegut); Ahishta e Madhe
(Belle); Biga e Madhe (Bjeshka e Baballoqit); Guri i Zi, Guri
i Bardhë, Guri i Kuq (Bjeshka e Belegut); Shpella e Zezë
(Bjeshka e Belegut); P’rroni i Bardhë (Bjeshka e Strellcit);
Ledina e Butë (Belle); Guri i Gatë (Roshkodol); Mali i Vogël
(Bjeshka e Belegut); Gjeravica e Zezë, Gjeravica e Vogël
(Pllaqica e Vokshit); Dardha e Keqe (Belle); Kerrshii Keq
(Bjeshka e Prejlepit); Kroni i Keq (Bjeshka e Baballoqit);
Podi i Madh (Roshkodol); P’rroni i Madh (Belle); Ahishta e
Madhe (Belle); Gropat e Buta (Roshkodol); Gurrat e Bardha
(Bjeshka e Strellcit); Kerrshat e Beliqit (Belle), Rrasat eDhive
(Bjeshka e Madhe); Vorri i Nënës Hylë (Belle); Shkalla e Imer
95
Jahës (Jedovë); Kroni i Rrasave t’Dudës (Bjeshka e Belegut);
Çuki i Rrasave t’Kryp’s (Bjeshka e Prejlepit),P’rroni i Lugit
t’Zallit (Bjeshka e Belegut); Lugi i Marash Gjekës (Belle);
Qetae Majës Bajrakut (Bjeshka e Lumëbardhit) etj.
4.14. Toponime me strukturë fjalie
Toponime me strukturë fjalie në bjeshkët e komunës
së Deçanit i hasim në disa raste, si: Kroni ku buron
Lumbardhi i Deçanit (Roshkodol); Lisi me dy Degë (Bjeshka
e Prejlepit); Ku kanë k’cy Dragoit (Pllaqica e Vokshit); Te
Gjoll’t e Llukës (Bjeshka e Prejlepit); Ku hup Uj’t (Pllaqicë);
Guri që kërset (Bjeshka e Lumëbardhit); Qafa e Lisitt’vramë
reje (Pllaqica e Vokshit); Liqeni Leqe-Leqe (Pllaqica e
Vokshit); Mali ku o vra Mal Hasani (Bjeshka e Prejlepit);
Vorret te Qafa (Bjeshka e Lumëbardhit); Gryka te Stanet e
Syl’s (Bjeshka e Lumëbardhit); Thepi ku bojmë zo (Belle); Ku
e ka vra reja Isuf Brahimin (Pllaqica e Vokshit).
96
4.15. Struktura fjalëformuese e toponimeve të
bjeshkëve të Deçanit
Struktura fjalëformuese e toponimeve të këtyre viseve
malore është mjaft e larmishme. Nga apelativë të njëjtë,
kryesisht nga emra që tregojnë konfiguracionin, florën ose
faunën që rritet në to, janë formuar toponime të shumta, me
parashtesa dhe me prapashtesa të ndryshme (Shkurtaj,
2015:107). Në gjuhën shqipe në përgjithësi prejardhja është
mënyra më produktive e formimit të fjalëve të reja, kjo vlen
edhe për formimin e toponimeve. Vlen t’i përmendim ato që
na duken më kryesoret, si:
Si formime të toponimeve me parashtesë mund të
merren përngjitjet e togjeve parafjalë + emër, si: N(d)erkungja
(Bjeshka e Madhe); Rronckerrshav (Bjeshka e Baballoqit);
M(b)asshkallash (Bjeshka e Belegut); T’thorja (Bjeshka e
Belegut).
Emërtime të formuara me parashtesën pa-: Liqeni
Pafund (Pllaqica e Vokshit); Shpella Pafund (Bjeshka e
Lumëbardhit).
97
Emërtime të formuara me prapashtesën – aj: P’rroni i
Aliaj (Belle); Livadhet e Balaj (Belle); P’rroni i Balaj (Belle);
Rruga e Brahimaj (Bjeshka e Baballoqit); Gjoll’t e Babaj
(Bjeshka e Baballoqit); Stanet e Haklaj (Pleqe); Kodra e
Januzaj (Pleqe); Gurtë e Lokaj (Pllaqica e Vokshit); Stanet e
Nitaj, Lugi i Nitaj (Jedovë); Lugi i Symeraj (Jedovë). Me këtë
prapashtesë janë krijuar hidronime, oronime dhe ojkonime.
Emërtime të formuara me prapashtesën – ve: Kroni i
Ahmetve (Bjeshka e Belegut); Kroni i Pajazitve (Bjeshka e
Belegut); Kroni i Hajdarve (Bjeshka e Lumëbardhit); Podi i
Hasanramve (Bjeshka e Strellcit);
Emërtime të formuara me prapashtesën –it: Stani i Ali
Bajramit (Bjeshka e Belegut); Stanishta e Ahmet Asllanit
(Bjeshka e Belegut); Qafa e Livadhit(Bjeshka e Belegut);
Rr’bia e Bullit (Bjeshka e Belegut); Kerrshat e Beliqit (Belle);
Kerrshi i Bruqit (Pleqe); Kodra e Belishit (Belle); Kroni i
Bakallit (Zharre); Laki i Biliburit (Milishevc); Lugi i Balecit
(Belle); Shpella e Bajrit (Belle); Shpella e Gurit (Bjeshka e
Belegut); Livadhi i Çajit (Milishevc); Guri i Dautit (Bjeshka e
Madhe); Thepi i Delipjertit (Belle); Vorri i Dervishit (Pllaqica
e Vokshit); Maja e Flamurit (Milishevc); Vorri i Hajdinit
(Bjeshka e Prejlepit); Thepi i Hutit (Belle); Qeta e Hysenit
(Belle); Kroni i Hajdarit (Belle); Lugjet e Halilit (Bjeshka e
Baballoqit); Lugi i Karafilit (Bjeshka e Belegut); P’rroska e
Kerrshit (Belle). Kjo prapashtesë është shumë produktive në
formimin e mikrotoponimeve të bjeshkëve të Deçanit si: në
antroponimi (Varri i Dervishit, Kroni i Hajdarit, Kerrshi i
Bruqit, etj.), në hidronimi (Lugi i Kronit, Qafa e Liqenit,
Livadhi i P’rronit, etj.), në oronimi (Qafa e Livadhit, Qafa e
Malit, Shpati i Gurit, etj.), në fitonimi (Livadhi i Çajit, Lugi i
Karafilit, etj.),
Emërtime të formuara me prapashtesën –isht(ë):
Banishta (Milishevc); Ahishta (Belle); Brehishta (Belle);
Lajthishta (Bjeshka e Baballoqit); Stanishta (Bjeshka e
Belegut); Pojishta (Bjeshka e Prejlepit); Plepishta (Bjeshka e
Strellcit); Selishta (Belle); Shtogishta (Pleqe); Verrishta
(Pleqe).
Emërtime të formuara me prapashtesën–së: Kerrshi i
Alisë (Belle); Mrizi i Alisë (Belle); Kulla e Çelisë (Belle);
Kroni i Gusisë (Milishevc).
Emërtime të formuara me prapashtesën – (ë)s:
Livadhi i Arushës (Bjeshka e Prejlepit); Kroni i Ashtës
(Bjeshka e Belegut); Guri i Bjeshkës (Bjeshka e Strellcit);
Podi i Banishtës (Roshkodol); P’rroni i Bletës (Belle);
Stanishta e Bek’s (Bjeshka e Belegut); Rroja e Balës (Bjeshka
e Prejlepit); Kroni i Bubullimës (Bjeshka e Baballoqit); Shtegi
i Cerës (Belle); Vorri i Çikës (Jedovë); Rrasat e Dudës
(Bjeshka e Belegut); Livadhi i Kypës (Bjeshka e Belegut);
Kerrshi i Kacës (Bjeshka e Prejlepit).
Shembujt e mësipërm, besojmë se ndihmojnë për të
parë se toponimia shqiptare, e kundruar qoftë në aspektin
semantik, qoftë në aspektin strukturor (morfologjik e
fjalëformues) na dëshmon për përbashkësi e vijimësi. Kudo në
trevat shqiptare, objekte të ngjashme nga konfiguracioni,
flora e fauna etj. kanë emërtime të njëjta ose të një rrënje.
Edhe nga ana e mjeteve fjalëformuese dhe e strukturës
morfologjike toponimia shqiptare shfaq përbashkësi të shumta
e të dukshme (Shkurtaj, 2015: 109).
4.16.Toponime fjalë të përbëra ose (kompozita)
është formë mjaft produktive për formimin e emrave në
gjuhën shqipe. Në mikrotoponiminë e bjeshkëve të Deçanit
hasim në disa emërtime të ndërtuara me anë të kompozimit,
si: Thepi i Delipjetrit (Belle); Vorri i Cantishukit
(Roshkodol); Podi i Hasanramve (Bjeshka e Strellcit); Gurtë
e Lumbardhit (Belle); Ledina e Mettafve (Bjeshkë e Madhe);
Livadhi i Markgegës (Kurvallë); Musmurati (Bjeshka e
Strellcit); Lugu i Marashgjeks (Belle); Stani i Marpeps
(Belle); Livadhi i Marashpajlit (Belle); Shpella e Mekulës
(Belle); Stanet e Osdautaj (Pleqe); Lugu i Ramtafës (Jedovë);
Stanet e Tahirsylve (Pleqe); Stani i Alibajramve (Bjeshka e
Belegut); Kroni i Tahiralisë (Milishevc); Stanet e Ukëhaxhaj
(Bjeshkë e Madhe); Zymerdani (Bjeshka e Strellcit).
4.17.Toponimt e përngjitura, sipas Shkurtaj, (Po
aty, f., 109-110) në toponiminë shqiptare të të gjitha trevave,
krahas atyre të ndërtuara me togfjalësha, kanë denduri të
madhe edhe formimet me anë të përngjitjes si dhe toponimet
e kompozuara. Përngjitja, siç dihet, vjen si pasojë e fryt i një
përdorimi të gjatë, madje shumë të gjatë, të togjeve të lira
emër + mbiemër apo emër + emër në rasën gjinore, çka merr
vlerë sidomos për hershmërinë e vjetërsinë e formimeve të
tilla. Në toponimet e vjelura na dalin emërtime të njëfjalëzuar,
parafjalë + emër si: Nerkungja (Bjeshka e Madhe);
Masshkallash (Bjeshka e Belegut); Kroni Tedel (Pllaqicë e
Vokshit); Kroni Meballë (Bjeshka e Madhe).
KREU V
4. Fjalorthi i toponimeve të bjeshkëve të Komunës së
Deçanit
Në këtë fjalor kemi paraqitur emërtimet e vendeve të
bjeshkëve të komunës së Deçanit. Toponimet janë vjelur nga
vet banorët të cilët e kanë kaluar shumicën e kohës në ato vise
malore. Gjatë hartimit të fjalorit me toponime kemi
shfrytëzuar hartat topografike dhe ato kadastrale. Toponimet e
grumbulluara i kemi radhitur sipas alfabetit të gjuhës shqipe
dhe jemi përpjekur që ta ruajmë origjinalitetin e tyre ashtu siç
i ka interpretuar vet goja e popullit brez pas brezi. Fillimisht
emrat e toponimeve i kemi shënuar në trajtën dialektore,
pastaj në standard. Me angazhimin tonë kemi arritur t’i
grumbullojmë afro 1000 mikrotoponime nga ato vise malore,
që mendojmë se janë të një vlere të veçantë për onomastikën
shqiptare.
102
Ne mendojmë se toponimia është e vlefshme për
disa arsye: e para është se ato vise malore pas vitit 1999
shfrytëzohen më pak nga blegtorët vendorë dhe si pasojë e
kësaj dukurie ato vende mund të mbesin nën mëshirën e
kujtesës që dita-ditës mund të harrohen dhe të zhduken. Arsye
tjetër është se viteve të fundit kanë filluar ndërtime të egra dhe
në një të ardhme jo të largët mund të zhduken si toponime si
pasojë e tjetërsimit të pronarëve të vendeve të caktuara.
A
Ah,-u: Kroin i Ahit (Bjeshka e Prejlepit); Lugu i Ahit
(Bjeshka e Lumbardhit); Qafa e Ahit (Kurvallë).
Ahishtë, -a: Ahishta (Belle); Ahishta (Bjeshka e Prejlepit).
Ahmet,- i: Kroni i Ahmet’ve (Bjeshka e Belegut); Stani i
Ahmet Azllanit (Bjeshka e Belegut).
Ali, -a: Kroni Alis (Belle); Kroni Alis (Bjeshka e
Baballoqit); Kerrshi Alis (Bjeshka e Baballoqit); Mrizi i Alis
(Belle); Stani i Ali Bajramit (Bjeshka e Belegut); P’rroni i
Alijaj (Belle); Kroni i Ali Decit.
103
Aliçk, -i: Përroska e Aliçkit (Bjeshka e Baballoqit).
Arap, -i: Vorri i Arapit (Zharre).
Arif, -i: Vorri i Arif Binakut (Bjeshka e Madhe).
Arushë, -a: Fusha e Arushës ( Bjeshka e Madhe ); Livadhi i
Arushës (Bjeshka e Prejlepit); Shpella e Arushës (Pllaqicë e
Vokshit); Trungaja e Arushës (Bjeshka e Belegut).
Arrë, -a: Lugu i Arrave ( Belle ).
Asht, -i: Ashta (Bjeshka e Belegut); Kroni i Asht’s (Bjeshka e
Belegut);
Avdyl, -i: Rruga e Avdylit (Bjeshka e Madhe); Shpati i
Avdylit (Bjeshka e Belegut).
B
Babë, -a: Gjolltë e Babaj (Bjeshka e Baballoqit); Mali i
Babin’s (Milishevc).
Baçicë, -a: Podi i Baçic’s (Roshkodol).
104
Bajram, -i: Kroni i Bajramit (Belle); Maja e Bajrakut
(Bjeshka e Bajrakut); Shpella e Bajrit (Belle); Shtegu i
Bajramit (Belle); Guri i Bajram Ukës (Bjeshka e Belegut).
Bakall, -i: Kroni i Bakallit (Zharre).
Balë, -a: Rroja e Bal’s (Bjeshka e Prejlepit); Stanet e Balaj
(Belle); Livadhet e Balaj (Belle); Përroni i Balaj (Belle);
Gurra e Balisë (Bjeshka e Baballoqit)
Ballë; Kroni me Ballë (Bjeshka e Madhe).
Ballist-i: Shpella e Ballistit (Belle).
Banishtë, -a: Kroni i Banishtës së Midisit (Roshkodol);
Banishta (Milishevc)
Baqicë, -a: Podi i Baqicave (Roshkodol);
Bardh/ë, -a: Guri i Bardhë (Bjeshka e Belegut); Guri i
Bardhve (Pleqe); Kerrshat e Bardhë (Bjeshka e Belegut);
Kroj’t e Bardhë (Belle); Kroj’t e Bardhë (Bjeshka e Belegut);
Kroni i Bardhë si toponim paraqitet në shumë bjeshkë me të
njëjtin emër.P’rroni i Bardhë (Bjeshka e Strellcit); Gurrat e
Bardha (Bjeshka e Strellcit).
Bashqellë: Kroni i Bashqell’s (Bjeshkë e Madhe).
105
Bazen, -i: Bazeni (Bjeshka e Baballoqit); Leqet e Bazenit
(Bjeshka e Baballoqit).
Behovc, -i: P’rroni i Behovcit (Bjeshka e Strellcit).
Bekë, -a: Stanishta e Bek’s (Bjeshka e Belegut); Kroni i
Bekës (Belle).
Beleg, -u: Rruga e Belegit ( Bjeshka e Belegut); Qafa e
Belegit (Bjeshka e Belegut); Belishta (Bjeshka e Prejlepit);
Kodra e Belishit’s (Belle); Kerrshat e Beliqit (Belle).
Bel, -i: Stani i Belit (Bjeshka e Strellcit); Shpella e Belishit’s
(Belle); Kerrshat e Beliqit (Belle); Kodra e Belishit (Belle).
Bletë, -a: P’rroni i Blet’s (Belle).
Belle, -ja: Kodra e Belles (Belle); P’rroni i Belles (Belle).
Beqë, -a: Stanishta e Beqë Ramos’s (Milishevc).
Berishë, -a: Stanishta e Berish’s (Milishevc).
Bigë, -a: Biga (Bjeshka e Baballoqit); Qafa e Bigave (Bjeshka
e Baballoqit).
Bilibur, -i: Laku i Biliburit (Milishevc); Mali i Biliburit
(Roshkodol).
106
Bishlicë, -a: Kerrshat e Bishlic’s (Roshkodol).
Bjeshkë, a-: Kroni n’Bjeshkë t’ Poshtme (Bjeshka e Strellcit);
Guri i Bjeshk’s (Bjeshka e Strellcit).
Bojë, -a: Boja (Bjeshka e Lumbardhit); Lugi i Boj’s (Bjeshka
e Lumbardhit); Lugi i Boj’s (Jedovë).
Bokë, -a:Boka(Roshkodol).
Boronicë, -a: Shpati i Boronicave (Bjeshka e Madhe).
Brahim, -i: Rruga e Brahimaj (Bjeshka e Baballoqit).
Bredh, -i: Brehishtë (Belle); Mali Breshka e Zezë (Bjeshka e
Baballoqit).
Bri, -ja: Brija (Bjeshka e Strellcit); Kroni i Brisë (Bjeshka e
Strellcit).
Bruq, -i: Kerrshi i Bruqit (Pleqe).
Buall, -i: Rr’bia e Bullit (Bjeshka e Belegut); Livadhi i Bu’lls
(Bjeshka e Prejlepit).
Bubullimë, -a: Kroni i Bubullim’s (Bjeshka e Baballoqit).
Budosh, -i: Budoshi (Bjeshka e Madhe); P’rroni i Budoshit
(Bjeshkë e Madhe).
107
Bujashkë, -a: Podi i Bujashkave (Bjeshka e Belegut).
Bung, -u: Buƞaja (Belle).
Bukur, -i: Bukuria (Jedovë).
Burrë, -i: Kerrshi i Burrave (Milishevc).
Butë: Gropa Bute e Vogel (Bjeshka e Belegut); Gropa Butë e
Madhe (Bjeshka e Belegut); Gropat e Buta (Roshkodol);
Ledina e Butë (Belle).
C
Canë, -ë: Vorri i Canë Tishukit (Roshkodol).
Carrabreg, -u: Verdhcina e Carrabregut (Bjeshka e
Carrabregut); Korija e Carrabregut (Bjeshka e Carrabregut).
Cerë, -a: Kerrshat e Cer’s (Milishevc); Maja e Cer’s (Belle);
P’rroni i Cer’s (Belle); Shtegu i Cer’s (Belle).
Cillë, -a: Kroni i Cill’s (Roshkodol).
Cjap, -i: Kerrsh i Cjapit (Milishevc).
108
Curjelë, -i: Curjelat (Milishevc); Curjelat (Pllaqica e
Vokshit); Kroni te Curjelat (Milishevc); Qafa e Curjelave
(Bjeshka e Madhe).
Ç
Çafëz, -a: Kodra e Çafëzave (Belle).
Çaj, -i: Livadhi i Çajit (Milishevc); Kerrshi i Livadhit t‘Çajit
(Milishevc); Kodra e Livadhit t‘Çajit (Milishevc);
Çeli, -a; Çelia (Belle); Shkëmbi i Çelisë (Belle); Kulla e
Çelisë (Belle).
Çetë, -a: Çetat (Bjeshka e Belegut), Podi i Çetinave (Bjeshka
e Madhe); Çetinat (Belle).
Çikë, -a: Kroni i Çikave (Bjeshka e Belegut); Krojet e Çikave
(Bjeshka e Baballoqit); Vorri i Çik’s (Bjeshka e Madhe).
Çuk, -i: Çuki (Pleqe); Çukulinat (Pleqe).
D
Dabiq, -i: Kroni i Dabiqve (Bjeshka e Prejlepit).
Dajre, -et: Kerrshi i Dajreve(Pllaqica e Vokshit).
109
Dardhë, -a: Lugi i Dardh’s (Belle).
Daut, -i: Guri i Dautit (Bjeshka e Madhe).
Deçan, -i: P’rroni i Deçanit (Bjeshka e Madhe).
Deli, -a: Thepi i Deli Pjetrit (Belle).
Demë, -a: Lloqi i Demë Bajramit (Bjeshka e Madhe).
Demush, -i: Kulla e Demush Tahirit (Belle).
Dervish, -i: Vorri i Dervishit (Pllaqica e Vokshit);
Dervishkom (Pllaqica e Vokshokshit); Gjoll’t e Dervishkomit
(Pllaqica e Vokshit).
Djegie: Mali i Djegun (Bjeshka e Belegut); Stanishta e
Djegne (Roshkodol).
Dobër, -a: Livadhi i Dobrës (Bjeshka e Madhe).
Dobrosh, -i: Podi i Dobroshit (Bjeshka e Belegut); Rrasa e
Dobroshit (Bjeshka e Baballoqit).
Dragua, -oi: Ku kanë kcy Dragoit (Pllaqica e Vokshit)
Dru, -ri: Maja e Druve (Bjeshka e Lumbardhit).
Duc, -i: Prita e Ducit (Bjeshka e Strellcit)
110
Dudë, -a: Rrasat e Dud’s (Bjeshka e Belegut);
Dujakë, -a: Kroni i Dujak’s (Milishevc).
Durak, -u: Duraku(Bjeshka e Strellcit); Mali i
Durakut(Bjeshka e Strellcit).
Dushk, -u: Kodra Dushqe (Belle).
Dy: Lisi me Dy Degë (Bjeshka e Prejlepit).
Dylë, -a: Lugu i Dyl’s (Bjeshka e Prejlepit); Kroni i Dyl’s
(Bjeshka e Prejlepit).
DH
Dhi, -a: Shtegu i Dhive (Bjeshka e Prejlepit); Rrasat e Dhive
(Bjeshka e Madhe).
E
Elb, -i: Elbishta (Bjeshka e Deçanit)
111
Epër: Podi i Epër (Bjeshka e Belegut); Shtegu i Epër
(Bjeshka e Belegut); Çeta e Epër Bjeshka e Belegut); Banishta
e Epër (Roshkodol); Qafa e Epër (Bjeshka e Lumbardhit).
F
Fazli, -a: Stanishta e Fazlisë (Bjeshka e Prejlepit)..
Fetë, -a: Kroni i Fet’s( Bjeshka e Prejlepit).
Fier, -i: Fierishtat (Belle).
Flamur, -i: Maja e Flamurit (Milishevc).
Fonë, -a: Kroni i Foŋ’s (Bjeshka e Lumëbardhit); Kerrshi i
Foŋ’s (Bjeshka e Baballoqit).
Ftoht: Kroni i Ftoft (Bjeshka e Deçanit’.
Fuzaj, -a: Kroni i Fuzajave (Roshkodol).
G
Gabel, -i: P’rroni i Gabelicave (Bjeshka e Belegut).
112
Gat/ë, -a: Livadhi i Gatë (Bjeshka e Prejlepit); Gurra e Gatë
(Bjeshka e Prejlepit); Kerrshi i Gatë (Pllaqica e Vokshit); Guri
i Gatë (Roshkodol); Guri i Gatë (Bjeshka e Strellcit).
Gështënja, -t:K’shtojtë (Bjeshka e Strellcit); Podi i
K’shtojave (Bjeshka e Madhe).
Golë, -a: Kodra e Gol’s(Belle).
Gropë, -a: Gropat (Bjeshka e Belegut); Gropat e Imerjashit
(Bjeshka e Belegut) Gropat (Bjeshka e Madhe).
Gru-a: Kerrshi i Grave (Bjeshka e Lumëbardhit).
Grur, -i:Ara e Grunit (Belle).
Gropë, -a: Kronoi i Gropave (Bjeshka e Deçanit); Kerrshat e
Gropave (Bjeshka e Deçanit);Thepi i Gropave (Belle); Rrasat
e Gropave (Bjeshka e Deçanit)
Gur, -i: Lugi i Gurit (Bjeshka e Belegut); Podi i Gurit
(Bjeshka e Belegut); Shpella e Gurit (Bjeshka e Belegut); T re
Gurtë (Bjeshka e Belegut); Shpella e Gurit të Kuq (Bjeshka e
Lumëbardhit); Shpella e Tre Gurve (Bjeshka e Belegut); Lugi
i Gurve (Belle); Kroni i Gurëve të Lumëbardhit (Belle); Kroni
në Guri (Kurvallë); Shpella e Gurit të Shpumë (Bjeshka e
113
Baballoqit); Guricat (Bjeshka e Strellcit); Stanet e Guricave
(Bjeshka e Strellcit).
Gusi, -a: Kroni i Gusisë ( Pllaqica e Vokshit); Kroni i Gusisë
(Milishevc).
Guzhel, -i: Guzheli (Bjeshka e Belegut); P’rroni i Guzhelit
(Bjeshka e Belegut).
GJ
Gjatë: Gurra e Gatë (Bjeshka e Deçanit).
Gje, -ja: P’rroni i Gjés (Roshkodol); Qafa e Gjés (Milishevc);
Thepat e Gjés (Milishevc);
Gjips, -i: Gjipsi (Jedovë).
Gjollë, -a: Gjolltë (Bjeshka e Madhe); Gjolltë (Bjeshka e
Belegut); Podi i Gjoll’ve (Bjeshka e Belegut); Podi i Gjoll’ve
t’ Poshtme (Bjeshka e Belegut); Podi i Gjollave t’Epërme
(Bjeshka e Belegut); Te Gjolltë e Lluk’s (Bjeshka e Prejlepit).
Gjuetar, -i: Kodra e Gjuetisë (Bjeshka e Baballoqit).
Gjyshe, -ja: Kroni i Gjyshes (Belle).
114
H
Hajdar, -i: Kroni i Hajdarve (Lumëbardh); Kroni i Hajdarit
(Belle); Shpella e Hajdarit (Belle); Kroni i Hajdarit (Bjeshka e
Deçanit).
Hajn, -i: Shpella e Hajnave (Bjeshka e Belegut); Shkalla e
Hajnave (Bjeshka e Belegut).
Haklaj: Stanet e Haklaj (Pleqe).
Halil, -i: Lugjet e Halilit (Bjeshka e Baballoqit).
Hamall, -i: Logi i Hamall’s (Bjeshka e Deçanit); Qafa
Hamalle (Bjeshka e Deçanit).
Hamdi, -u: Shpella e Hamdisë (Belle).
Hasan, -i: Podi i Hasanramve (Bjeshka e Strellcit):
Hazir, -i: Kroni i Hazir Binakut (Bjeshka e Madhe).
Hokë, -a: Kroni i Hok’s (Milishevc); Kroni i Hok’s (Zharre).
Hith, -i: Podi i Hithave (Bjeshka e Deçanit).
Honife, -ja: P’rroni i Ho(a)nifes (Bjeshka e Belegut).
115
Hulë, -a: Kroni i Hulve (Bjeshka e Prejlepit); Mali i Hulve
(Jedovë); Kroni i Hul’s (Zharre); Djegsina e Hul’s (Bjeshka e
Prejlepit).
Hundë, -a: Guri i Hun’s (Pllaqica e Vokshit); Thepat e Hun’s
(Pleqe); Livadhet e Hun’s (Pleqe); Kroni i Hun’s (Milishevc);
Hurdup. –i: Hurdup (Bjeshka e Madhe).
Hut, -i: Thepi i Hutit (Belle); Guri i Hutit (Bjeshka e Madhe).
Hylë, -a: Shpella e Hyl’s (Bjeshka e Belegut); Roga e Hyl’s
(Bjeshka e Belegut); Vorri i Nënës Hylë (Belle)
Hyrë, -a: Kroni i Hyr’s (Roshkodol).
Hysen, -i: Livadhi i Hysen Lek’s (Bjeshka e Strellcit); Çeta e
Hysenit (Belle); Kroni Hysen Avdisë (Bjeshka e
Lumëbardhit).
I
Ibish, -i: Kroni Ibishit (Pleqe).
Ilë, -a: Rrasat e Il’s (Pleqe).
116
Imer, -i: Imerjashi (Bjeshka e Belegut); Kroni i Imerit
(Bjeshka e Prejlepit); Shkalla e Imer Jah’s (Jedovë); Gropa e
Imerit (Bjeshka e Belegut); Maja e Imerjashit (Bjeshka e
Belegut); Çetat e Imerjashit (Bjeshka e Belegut); Zhlepi i
Imerjashit (Bjeshka e Belegut); Kurrizi i Imerjashit (Bjeshka e
Belegut); Gropat e Imerjashit (Bjeshka e Belegut); Bishti i
Imerjashit (Bjeshka e Belegut).
Isë, -a: Kroni i Isë Tishukit (Belle).
J
Januz, -i: Ara e Januzit (Zharre); Kroni i Januzit (Belle);
Kodra e Januzaj (Bjeshka e Prejlepit).
Jedovë, -a: Rruga e Jedov’s (Bjeshka e Madhe); Kerrshi i
Jedov’s (Bjeshka e Madhe); Stanishta e Jedov’s (Jedovë);
Gurrat e Jedov’s (Jedovë).
Jerinë, -a: Kroni i Jerin’s (Bjeshka e Madhe); Kroni i Jerin’s
(Bjeshka e Baballoqit).
Jezer, -i: Gryka e Jezerit (Bjeshka e Lumëbardhit); Kroni i
Jezerit (Bjeshka e Lumëbardhit).
117
K
Kacë, -a: Kerrshi i Kac’s (Bjeshka e Prejlepit).
Kalë, -i: Koma (këmba) e Kalit (Bjeshka e Prejlepit).
Kajtaz, -i: P’rroni i Kajtazit (Bjeshka e Baballoqit); Kerrshi i
Kajtazit (Bjeshka e Baballoqit).
Kapuq, -i: Guri me Kapuq (Belle)
Karafil, -i: Lugi i Karajfilit (Bjeshka e Belegut); Kerrshi i
Karajfilit (Milishevc); Kerrshi i Karajfilit (Pllaqica e Vokshit).
Karaxhë, -a: Kodra Karaxhë (Bjeshka e Madhe); Kerrshi i
Karaxhahnemit (Pllaqica e Vokshit).
Karvan, -i: Rruga e Karvajës (Bjeshka e Prejlepit)
Kasum, -i: Lugi i Kasumit (Gryka e Lloqanit).
Katalik, -u: Djegsina e Katalikit (Bjeshka e Prejlepit).
Kater: Guri Katerqosh (Belle).
Kazan, -i: Tre Kazanat (Bjeshka e Prejlepit).
118
Keq: Shkalla e Keqe (Pllaqica e Vokshit); Kodra e Keqe
(Bjeshka e Baballoqit); P’rroni i Keq (Bjeshka e Baballoqit);
Kroni i Keq (Bjeshka e Baballoqit); P’rroni i Keq
(Roshkodol); Kerrshi i Keq (Bjeshka e Prejlepit); Kerrshat e
K’qi (Bjeshka e Baballoqit); Dardha e keqe (Belle).
Kerr,-i: Rruga e Kerreve (Bjeshka e Prejlepit)
Kerrsh, -i: Shpella e Kerrshit t’Madh (Belle); Rronc
Kerrshave (Belle); Kroni i Kerrshit Kac’s (Bjeshka e
Prejlepit); Kerrshnajat (Bjeshka e Prejlepit); Podet e
Kerrshave (Bjeshka e Baballoqit); P’rrocka e Kerrshit
(Bjeshka e Baballoqit); Lugi i Kerrshit (Bjeshka e Baballoqit);
Mali i Kerrshit t’Kyqsë (Roshkodoli).
Klekë, -a: Klekat (Bjeshka e Madhe); Kroni i Klekave t’
Vogla (Roshkodol); Klekat (Prejlep); Klekat e Vogla
(Roshkodol);
Klladë, -a:Mali i Kllad’s (Roshkodol); Kroni i Kllad’s
(Roshkodol).
Kodër, a-: P’rroni i Kodres Love (Roshkodol); Kodrat
(Bjeshka e Strellcit).
Kopavnik, -u: Qafa e Kopaonikut (Belle).
119
Kokallej: Vija Kokallej (Belle).
Kokoliq, -i: P’rroni i Kokoliqit (Roshkodol); Kerrshat e
Kokoliqit (Roshkodol).
Konak, -u: Konaqet (Pllaqica e Vokshit).
Kori, -a: Podi i Korisë (Bjeshka e Belegut); Maja e Korisë
(Milishevc).
Koritë, -a: Lugi i Koritave (Belle).
Kozjerr, -i: Krojet e Kozjerrit (Bjeshka e Baballoqit).
Kripë, -a: Livadhi i Krip’s (Bjeshka e Belegut); Rrasat e
Krip’s (Bjeshka e Prejlepit); Quki i Rrasës Kryp’s (Bjeshka e
Prejlepit); Thepi i Kryp’s (Belle); Rrasat e Kryp’s (Belle);
Kerrshi i Kryp’s (Belle).
Kr(ua)-oi:.Lugi i Kronit (Bjeshka e Belegut); Podi i Kroj’ve
(Bjeshka e Belegut); Kerrshat e Qaf’s Kronit (Belle); Hun’a e
Kronit (Milishevc); Tre Kroj’t (Bjeshka e Prejlepit); Ujëvara e
Kroj’ve të Bardha (Belle).
Krushk, -u: Kerrshi i Krushkut (Milishevc).
Kryq, -i: Laku i Kryqs (Kurvallë).
120
Kullë, -a: Kulla e Çelisë (Belle).
Kullone: Dardha Kullone (Belle).
Kungj, -i: Ner Kungja ( Bjeshka e Deçanit)
Kulm, -i: Rruga e Kulmit (Bjeshka e Madhe).
Kunorë, -a: Kunora (Jedovë); Qafa e Kunorave (Jedovë).
Kuq: Gurt’ e Kuq (Bjeshka e Belegut); Guri i Kuq ( Pllaqica
e Vokshit).
Kurtulë, -a: Podi i Kurtul’s (Bjeshka e Strellcit).
Kurvallë –a: Kurvalla (Bjeshka e Prejlepit); Cepi i Kurvall’s
(Kurvallë); Kershat e Kurvall’s (Bjeshka e Prejlepit).
Kyqë, -a: Kerrshat e Kyqs (Roshkodol); Qafa e Kyqs
(Roshkodol).
L
Lahë, -a: Vija e Lah’s (Belle).
Lajthi, -a: Kroni i Lejthisë (Bjeshka e Strellcit).Lejthishta
(Bjeshka e Baballoqit).
121
Laknor, -i: Podi i Laknorit (Bjeshka e Deçanit).
Larë, -a: Lugi i Lar’s (Bjeshka e Madhe).
Ledinë, -a: Qafa e Ledin’s Butë (Belle); Shpella e Ledin’s
Butë (Belle).
Leqe: Leqet (Bjeshka e Baballoqit); Liqeni Leqe-leqe
(Pllaqica e Vokshit).
Lerthë, -a: P’rroni i Lerthave (Belle).
Lesh, -i: Kroni Laj Lesh (Bjeshka e Deçanit).
Likë, -a: Kodra e Lik’s (Bjeshka e Madhe).
Liqen, -i: Qafa e Liqenit(Bjeshka e Lumbardhit).
Lis, -i.: Qafa e Lisit t’Vramë Réje (Pleqe).
Livadh, -i: Banishta e Livadhit (Roshkodol); Shtegi i
Livadhit (Bjeshka e Belegut); Qafa e Livadhit (Bjeshka e
Belegut); Podi i Livadhit (Bjeshka e Belegut); Qafa e Livadhit
(Bjeshka e Baballoqit); P’rroska e Livadhit (Bjeshka e
Baballoqit); Kroni i Livadhit (Bjeshka e Baballoqit); Lugu i
Livadhit (Bjeshka e Baballoqit); Kerrshi i Livadhit
(Milishevc); Kodra e Livadhit (Milishevc); Livadhet (Belle).
122
Lëbushë, -a: Podi i L’bush’s (Roshkodol).
Log, -u: Logje (Bjeshka e Deçanit).
Lojë, -a: Podi i Lojzave (Roshkodol).
Lokaj: Gurtë e Lokajve (Pllaqica e Vokshit); Kroni i Lokajve
(Bjeshka e Prejlepit); Stanishta e Lokajve (Roshkodol).
Lomë, -a: Ara e Lomit (Belle); Ara e Lom’s (Belle).
Lopë, -a: Kodra e Love (Roshkodol); Podi i Love (Bjeshka e
Belegut); Leqet e Love (Bjeshka e Belegut); Gurtë e Love
(Pllaqica e Vokshit).
Lug, -u: Qafa e Lugit t’Koritave (Belle); Kerrshat e Lugit
t’Koritave (Belle); Gryka e Lugit t’Sharit (Bjeshka e
Lumbardhit); P’rroni i Lugit t’ Zallit (Bjeshka e Belegut);
Kroni i Lugit t’ Zallit (Bjeshka e Belegut); Lugjet (Bjeshka e
Madhe); Lugu i Hatashit ( Bjeshkaa e Belegut).
Lumëbardh, -i: Gurtë e Lumardhit (Belle), Qafa e Lumardhit
(Milishevc).
LL
123
Llogor, -i: Llogori (Bjeshka e Madhe).
Lloq, -i: Stanishta e Lloqanit (Pleqe); Kerrshat e Lloqanit
(Kurvallë); Sharra e Lloqanit (Kurvallë); Gryka e Lloqanit
(Kurvallë).
Llukë, -a: Stanishta e Lluk’s (Milishevc).
M
i, e Madh-e: Shkëmbi i Madh (Bjeshka e Baballoqit); G’llia e
Madhe (Bjeshka e Belegut); Maja e Madhe (Bjeshka e
Belegut); Podi i Madh (Roshkodol); P’rroni i Madh (Belle);
Ahishta e Madhe (Belle); Shpella e Madhe (Belle); Shpati i
Madh (Bjeshka e Lumbardhit); Lugi i Madh (Kurvallë); Biga
e Madhe (Bjeshka e Baballoqit); Zhigina e Madhe (Bjeshka e
Baballoqit); Lugi i Madh (Bjeshka e Baballoqit); Stanishta e
Madhe (Bjeshka e Baballoqit); P’rroni i Madh (Bjeshka e
Prejlepit); Maja e Madhe (Bjeshka e Prejlepit); Podi i Madh
(Milishevc); Ara e Madhe (Belle); Kerrshi i Madh (Belle);
Livadhi i Madh (Belle); Livadhet e Mëdha (Pleqe); Kerrshat e
M’dhaja (Roshkodol).
Magar, -i: Shkalla e Magarit (Milishevc).
124
Maje, -a: Shpati i Majes s’Madhe (Bjeshka e Belegut); Podi i
Majes (Bjeshka e Lumbardhit); Çeta e Majes s’Bajrakut
(Bjeshka e Lumbardhit).
Makivi: Guri i Makivisë (Bjeshka e Belegut).
Mal, -i: Kroni i Malit t’Parë (Roshkodol); Stanishta e
Malokut (Pleqe); Mali ku o Vra Malë Hasani (Bjeshka e
Prejlepit).
Marash, -i: Lugi i Marash Gjek’s (Belle); Livadhi i Marash
Pajlit (Belle).
Mark, -i: Kerrshi i Mark Geg’s (Jedovë); Livadhi i Mark
Geg’s (Kurvallë); Stani i Mark Pep’s (Belle).
Marjash, -i: Mali i Marjashit (Roshkodol); Kroni i Marjashit
(Roshkodol); Çetat eMarjashit (Bjeshka e Belegut); Maja e
Imerjashit (Bjeshka e Belegut); Kurrizi i Marjashit (Bjeshka e
Belegut); Bishti i Imerjashit (Bjeshka e Belegut); Emërtimi i
Marjashit na paraqitet në disa versione siç janë: Imerjash,
Marjash, Mirash, Maja e Madhe. Gjithë këta emra i përgjigjen
të njëjtës maje.
Mehmet, -i: Kroni i Mehmetit (Bjeshka e Strellcit).
Mekulë, -a: Shpella e Mekul’s (Belle).
125
Mellë, -a: Gropa e Mell’s (Bjeshka e Bellegut).
Mermer, -i: Gurtë e Mermerit (Bjeshka e Strellcit); Gurtë e
Mermerit (Bjeshka e Madhe).
Metë, -a: Ledina e Metë Tafve (Bjeshka e Madhe); Shtegu i
Metë Tafve (Bjeshka e Madhe).
Mes, -i: Qafa e Mesme (Bjeshka e Lumbardhit); Banishta e
Mesme (Roshkodol); Çeta e Mesme ose e Midisit (Bjeshka e
Belegut); Shtegu i Mesit (Bjeshka e Belegut).
Milishevc, -i: Mali i Milishevcit (Milishevc); Kerrshat e
Milishevcit (Milishevc); Qafa e Milishevcit (Pleqe); Qafa e
Milishevcit (Milishevc).
Minare, -ja: Shpella e Minares (Bjeshka e Belegut).
Mirë: Kroni i Mirë (Belle); Podi i Mirë (Bjeshka e Prejlepit);
Vorret e Mira (Pleqe); Podi i Mirë (Pleqe).
Mollë, -a: Qafa e Moll’s Egër (Bjeshka e Baballoqit); Livadhi
i Moll’s (Belle).
Moçme: Stanet e Moçme (Bjeshka e Belegut); Stanishta e
Moçme (Belle); Stanet e Moçme (Milishevc); Stanishta e
Moçme (Pleqe); Banishta e Moçme (Roshkodol).
126
Mramë: Fusha e Mramë (Belle).
Mriz, -i:Mrizet (Bjeshka e Strellcit); Burimet e Mrizeve
(Bjeshka e Strellcit); Qafa e Mrizeve (Pleqe); Kroni i Mrizeve
(Bjeshka e Prejlepit); Mrizet (Belle); Kroni i Mrizit (Belle).
Mulaj: Kroni Mulajve (Milishevc).
Murriz, -i: Kodra e Murrizit (Belle).
Mustafë, -a: Kroni i Mustaf’s (Milishevc).
Musmurat, -i: Musmurat (Bjeshka e Strellcit).
Mushkolaj: Stanet e Mushkolve (Bjeshka e Madhe).
N
Nekë, -u: Lagjet e Nekut (Bjeshka e Strellcit); Qafa e Nikut
(Bjeshka e Strellcit).
Nënë, -a: Vorri i Nënës Hylë (Belle); Ledina e Nënave
(Bjeshka e Prejlepit).
Nitaj: Stanishta e Nitajve (Jedovë); Lugi i Nitajve (Jedeovë).
127
Nuse, -ja: Guri i Nuses (Bjeshka e Strellcit); Guri i Nuses
(Pllaqicë e Vokshit); Guri i Nuses (Bjeshka e Lumbardhit).
Nresh, -i: Kroni i Nreshit (Belle).
O
Ortek, -u: Orteku (Pleqe).
Orrl, -i: Çetina e Orrlit (Bjeshka e Madhe); Shpella e Orrlave
(Bjeshka e Prejlepit).
Osëdautaj: Stanishta e Osëdautajve (Pleqe)
Osmonaj: Kroni i Osmonj (Milishevc); Stanishta e
Osmonajve (Milishevc):
Osë, -a: Kodra e Osës (Pleqe); Mali i Osojnës (Milishevc).
P
Pafund: Liqeni Pafund (Pllaqicë e Vokshit); Shpella Pafund
(Bjeshka e Lumëbardhit).
Pali: Livadhi i Palnes (Bjeshka e Strellcit).
128
Papli: Lugu i Paplit (Roshkodol).
Pashë, -a: Kroni i Pash’s (Bjeshka e Belegut); Vorri i Pash’s
(Bjeshka e Belegut); Krojt e Pash’s ( Gryka e Lloqanit).
Pelë, -a: Podi i Pel’s (Belle).
Pishë, -a: Pishaku i Parë, Pishaku i Dytë, Pishaku i Tretë (
Bjeshka e Belegut).
Pite, -ja: Kroni i Pites (Gryka e Deçanit); quhet kroni i pites
se gjatë udhëtimit me kuaj ose gomarë për në bjeshkë dhe
gjatë kthimit nga bjeshka për në rrafsh, kanë pushuar aty
udhëtarët dhe kanë ngrënë ushqim. Ushqimi më
për rrugëtim në atë kohë, ka qenë pitja.
Plak, -u:Guri Plak (Pleqe); Vorri i Plakit (Bjeshka e Strellcit).
Plak/ë, -a: Përroni i Plak’s (Pleqe); Lugi i Plakave (Bjeshka e
Belegut).
Plavë, -a: Liqeni i Plav’s (Kurvallaë); Ledina e Plav’s
(Kurvallë); Guri i Plav’s (Pllaqica e Vokshit).
Plep, -i: Plepishta (Pleqe); Plepishta (Bjeshka e Strellcit);
Kroni i Plepisht’s (Belle).
Pleqe, -ja: Çeta e Pleqes (Pleqe); P’rroni i Pleqes (Pleqe).
129
Plumb, -i: Kerrshi i Plumbave (Milishevc).
Pllaqicë, -a: Qafa e Pllaqic’s (Pllaqica e Vokshit).
Pod, -i: Kroni i Podit t’Sonve (Belle); Kroni i Podit t’Mesem
(Milishevc); Qafa e Podinave (Bjeshka e Baballoqit); Mali i
Podit t’Banisht’s (Roshkodol); P’rroni i Podit Baqic’s
(Roshkodol); Podet (Bjeshka e Strellcit); Rrasa e Podit
(Bjeshka e Lumëbardhit).
Podinë, -a: Shpella e Podinave (Bjeshka e Belegut); Podinat
(Bjeshka e Belegut). Podinat (Bjeshka e Baballoqit).
Pojë, -a: Podi i Pojave (Belle); Kroni i Pojave (Bjeshka e
Prejlepit); Kroni i Pojave (Bjeshka e Prejlepit); Pojishta
(Bjeshka e prejlepit); Poja Bjeshka e Baballoqit); Kerrshat e
Poj’s (Bjeshka e Baballoqit); Kroni i Poj’s (Bjeshka e
Baballoqit).
Policë, -a: Policat (Milishevc)
Pongjaj: Stanishta e Pongjaj (Zharre).
Pop, -i: Shpella e Popit ( Bjeshka e Lumëbardhit).
Poshtë: Podi i Poshtem (Bjeshka e Belegut); Shtegu i
Poshtem (Bjeshka e Belegut)
130
Pranverë, -a: Stanet e Pranverës (Belle).
Prapshti, -a: Prapshtia (Gryka e Lloqanit).
Prejlep, -i: Kurvalla e Prejlepit (Bjeshka e Prejlepit); Faqja e
Prejlepit (Bjeshka e Prejlepit); Maja e Prejlepit (Bjeshka e
Prejlepit); Lisat e Prejlepit (Bjeshka e Prejlepit).
Prekë, -a: Kroni i Prekës (Belle).
Prelë, -a: Lugu i Prels (Kurvallë); Kroni i Logut t’Prelsë
(Bjeshka e Deçanit).
Prush, -i: Podi i Prushit (Pleqe), Nërmje Prrojve (Bjeshka e
Deçanit).
Prron, -i: Mali i P’rronit t’Gjesë (Roshkodol); Stanishta e
P’rronit (Bjeshka e Belegut); Livadhi i P’rronit (Bjeshka e
Belegut),
Ptyq, -i: Kroni i Ptyqit (Belle).
Pushim, -i: Arra e Pushimit (Belle).
Q
131
Qafë, -a: Vorret te Qafa (Bjeshka e Lumëbardhit); Kroni i
Qaf’s Milishevcit (Milishevc); Kroni i Qaf’s Kronit (Belle).
Qen, -i: Kerrshi i Qenit (Belle); Maja e Qenit (Bjeshka e
Belegut).
Qerrshi, -a: Kroni i Qerrshijave (Kurvallë).
Qufaj: P’rroni i Qufiqit (Bjeshka e Prejlepit).
Qylym, -i: Guri i Qylym (Pllaqica e Vokshit).
R
Rabaxhi: Kroni i Rabaxhive (Zharre).
Rabush, -i:Podi i Rabushit (Bjeshka e Strellcit).
Ramë, -a: Lugi i Ramë Taf’s (Jedovë).
Rami: Rrafshi i Ramit (Zharre).
Ramiz, -i: Kroni i Ramizit (Kurvallë).
Rapuhë, -a: Çuk’t e Rapuhve (Bjeshka e Baballoqit).
132
Rastavicë, -a: Gur’t e Rastavic’s (Kurvallë).
Rexhë, -a: Guri i Rexhaj (Roshkodol).
Rjep, -i: Qafa e Rjepit (Belle).
Rudinë, -a: Rudinat (Belle); Podi i Rudinave (Belle); Qafa e
Rudinës ( Bjeshka e Prejlepit); Rudinat (Baballoq); Rudinat
(Bjeshka e Deçanit); Kerrshat e Rudinave (Bjeshka e
Deçanit).
Rupë, -a: Maja e Rup’s (Bjeshka e Belegut); maje e cila e
ndanë kufirin me Malin e Zi; Ashta e Rup’s (Bjeshka e
Baballoqit).
Roshkodol, -i: Qafa e Roshkodolit (Bjeshka e Belegut);
P’rroni i Roshkodolit (Roshkodol).
RR
Rrafsh, -i: Livadhi Rrafsh (Bjeshka e Prejlepit).
Rrah, -i: Kroni i Rrahit (Belle).
Rrallë: Lisat e Rrallë(Bjeshka e Belegut).
Rrazhgë, -a: Rrazhgat (Bjeshka e Belegut).
133
Rrasë, -a: Podi i Rrasave (Bjeshka e Belegut); Kroni i
Rrasave të Dud’s (Bjeshka e Belegut); Kroni i Rrasave
(Bjeshka e Baballoqit); Shkalla e Rrasave (Bjeshka e
Baballoqit).
Rrëz: Rrëzbimi (Bjeshka e Madhe).
Rrip, -i: Brinja e Rripit (Jedovë).
Rrokaqë, -a: Shpati i Rrokaqave (Bjeshka e Belegut).
Rrojë, -a: Kroni i Rroj’s (Milishevc).
Rrshitza: Podi i Rr’shitzave (Bjeshka e Baballoqit).
Rrumbullak, -i: Ledina Rrumbullake (Bjeshka e Baballoqit).
Rrustem, -i: Vorri i Rrustem Hasanit (Bjeshka e Baballoqit);
Kroni i Rrustem Hoxh’s (Pleqe); Kroni i Rrustem Fazlisë
(Milishevc).
S
Sadri, -u: Kroni i Sdrisë (Bjeshka e Prejlepit).
Salë, -a: Vorri i Salës (Roshkodol).
134
Sallak, -u: Sallaku (Bjeshka e Strellcit).
Samar, -i: Podi i Samarit (Bjeshka e Deçanit).
Selmon, -i: Kroni i Selmonit (Pleqe).
Sirë: Ara e Sirmve (Belle); Vada e Sirmve (Belle).
Smajl, -i: Kroni i Smajlit (Pllaqica e Vokshit).
Smakë, -a: Gropa e Smak’s (Pllaqica e Vokshit).
Smutë: Guri i Smutë (Bjeshka e Madhe).
Sobë, -a:Podi i Sobave (Roshkodol).
Sokol, -i: Guri i Sokolit (Belle).
Sonë, -a: Podi i Son’s (Belle).
Stan, -i: Podi i Staneve t’ Shlakit (Bjeshka e Prejlepit); Gryka
te Stanet e Syl’s (Bjeshka e Lumëbardhit); Kroni i Staneve
(Bjeshka e Strellcit); Kroni i Staneve (Belle); Prroni i Staneve
t’ Epra (Roshkodol);Kroni i Staneve t’ Moqme (Bjeshka e
Baballoqit); Kodra e Stanisht’s (Belle); Ara e Stanit (Belle).
Strellc, -i: Mali i Strellcit (Bjeshka e Strellcit); Maja e
Strellcit; (Bjeshka e Strellcit); Stanet e Strellcit (Bjeshka e
Strellcit).
135
Strehë, -a: Kerrshi me Strehë (Belle).
Suhajë, -a: Lugi i Suhaj’s (Bjeshka e Strellcit).
Sukë, -a: Kroni i Suk’s (Belle); Kerrshi i Suk’s (Belle); Çeta
e Suk’s (Belle).
Sylë, -a: Kroni i Sylë Muj’s (Roshkodol).
Symer, -i: Lugi i Symeraj (Jedovë).
SH
Shaban, -i: Kodra e Shabanit (Bjeshka e Belegut); Kroni i
Shaban Beqirit (Milishevc).
Shahë, -a: Kroni i Shah’s (Zharre).
Shalë, -a: Stanet e Shal’s (Bjeshka e Strellcit); Stanet e Shal’s
(Bjeshka e Belegut).
Sharrë, -a:Livadhi i Sharrës (Roshkodol); Kroni i Sharrës
(Roshkodol).
Shehit, i: Vorret e Shehitva (Milishevc); Vorret e Shehitve
(Dëshmorëve) Janë varre që nga viti 1921. Aty u vranë duke
136
luftuar me forcat serbo-malazeze Sadri dhe Adem Osa. Sot
ato varre Konsiderohen si tyrbe.
Shejtë: Gropa e Shejtë (Roshkodol).
Sheremet, -i: Kroni i Sheremetit (Bjeshka e Baballoqit).
Shkallë, -a: Kroni i Shkall’s (Bjeshka e Madhe).
Shokë, -ve: Mullini i Shokve (Belle).
Shotë, -a: Lugu i Shot’s (Pleqe).
Shpajë: Shpajnat ( Bjeshka e Baballoqit).
Shpat, -i: Kroni i Shpatijeve (Roshkodol); Shpatijet
(Roshkodol); Shpati i Avdylit (Bjeshka e Belegut); Shpati i
Majes Madhe (Bjeshka e Belegut).
Shpellë, -a:Shpella e Hajnave (Bjeshka e Belegut).
Shtarë, -a. Gropa e Shtar’s (Bjeshka e Lumëbardhit), Podi i
Shtarave (Bjeshka e Deçanit).
Shterp, -i: Guri i Shterrpit (Roshkodol); Gopat e Shterrpit
(Roshkodol); Shterrpaja ( Bjeshka e Strellcit).
Shtog, -u: Shtogishta (Belle).
137
Shtrung, -u: Kroni i Shtrungjeve (Roshkodol).
Shtrigë, -a: Kerrshi i Shtrigave (Milishevc); Shpella e
Shtrigave (Belle); Kroni i Shtrigave (Roshkodol).
T
Tahir. –i: Ara e Tahirit (Pleqe); Kroni i Tahir Alisë
(Milishevc); Stanishta e Tahitsylve (Pleqe).
Tal, -i: Kroni i Talit (Bjeshka e Belegut); Shpella e Talit
(Bjeshka e Belegut); Guri i Tal Popocit (Jedovë).
Tamash, -i: Mali i Tamashit (Roshkodol).
Tashk, -i: Ara e Tashkit (Zharre).
Tedel, -i: Kroni Tedel (Pllaqicë).
Tinar, -i: Gurtë e Tinarve (Bjeshka e Strellcit).
Tisat: Podi i Tisave (Bjeshka e Prejlepit).
Torishtë, -a: Kerrshi i Torishtes (Belle).
Trung, -u: Trungishta (Bjeshka e Belegut).
Truq, -i: Brejat Truq (Bjeshka e Belegut).
138
Tthore, -ja: Tthore (Bjeshka e Belegut); Tthore (Belle).
Tupan, -i: Podi i Tupanave (Bjeshka e Deçanit).
Tyq, -i: Podi i Tyqit (Belle).
Tyrbe, -ja: Tyrbja (Bjeshka e Belegut).
TH
Thep, -i: Prroni i Thepave (Pleqe); Thepi ku Bojmë Zo
(Belle).
Therrë, -a: Podi i Therrave (Bjeshka e Madhe).
Thi, -u: Pusi i Thive (Pleqe).
Thyer: Lugi i Thymë (Bjeshka e Madhe).
U
Ujk, -u: Guri i Ukit (Bjeshka e Prejlepit).
Ujë: Ku Hup Ujtë (Pllaqica e Vokshit).
Ukëhaxhaj: Stanishta e Ukëhaxhaj (Bjeshka e Madhe).
139
Ultë: Qafa e Ultë (Bjeshka e Lumëbardhit).
V
Vajzë, a: Vorret e Vajzave (Milishevc).
Vasë, -a: Kroni i Vaso Vil’s (Pleqe).
Vathë, -a: Vathat (Bjeshka e Strellcit).
Verdhë: Lugjet e Verdha (Bjeshka e Lumëbardhit); Lugu i
Verdhë (Bjeshka e Deçanit).
Verë, -a: Stanet e Ver’s (Bjeshka e Belegut); Stanet e Ver’s
(Belle); Stanishta e Ver’s (Pleqe).
Verr, -i: Verrishta (Pleqe); P’rroni i Verrisht’s (Belle).
Vesel, -i: Podi i Veselit (Milishevc).
Vezir, -i: Udha e Vezirve (Pleqe).
Viq, -i: Livadhi i Vjetave (Milishevc); Livadhi i Viqit (Belle);
Puset e Vjetave (Bjeshka e Lumëbardhit); Liqeni i Vjetave
(Pllaqica e Vokshit).
Vjeshtë, -a: Stanet e Vjesht’s (Bjeshka e Prejlepit).
140
i, e Vogël: Liqeni i Vogel (Bjeshka e Belegut); Lugu i Vogel
(Kurvallë); Mali i Vogel (Bjeshka e Belegut); Shpatijet e
Vogla (Bjeshka e Lumbardhit); Gjeravica e Vogel (Pllaqica e
Vokshit); Prroni i Vogel (Bjeshka e Prejlepit); Maja e Vogel
(Bjeshka e Prejlepit); Podet e Vogla (Bjeshka e Irniqit; Maja e
Vogel (Roshkodol).
Voksh, -i: Gurrat e Vokshit (Pllaqica e Vokshit).
Vorr, -i: Vorret (Bjeshka e Belegut).
i, e Vrarë: Lisi i Vramë Reje (Pleqe); Ku e ka Vra Reja Isuf
Brahimin (Pllaqicë); Mali ku o Vra Malë Hasani (Bjeshka e
Prejlepit).
Vërri, -a: Rruga e Vrrinit (Bjeshka e Baballoqit); Qafa e
Vrrinit (Bjeshka e Lumëbardhit).
Vuqetë, -a: Qafa e Vuqetës (Zharre).
XH
Xhami, -a: Lugi i Xhamisë (Milishevc).
141
Y
Yzbyl, -i: Yzbyli (Bjeshka e Madhe).
Z
Zallë, -i: Zallinat (Bjeshka e Belegut); Zallinat (Bjeshka e
Baballoqit); Lugi i Zallit (Bjeshka e Belegut); Kroni i Lugit
Zallit (Bjeshka e Belegut); Lugi i Zallit (Jedovë).
Zeçë, -a: Bira e Zeç’s (Pleqe).
Zejnep, -i: Kroni i Zejnepit (Pllaqicë e Vokshit).
Zejni, -ja: Kroni i Zejnisë (Bjeshka e Strellcit).
Zekë, -a: Kroni i Zekë Ademit (Gryka e Deçanit).
Zenun, -i: Kroni i Zenun Zeç’s (Pleqe).
e Zezë: Shpella e Zezë (Bjeshka e Belegut); Shpella e Zezë
(Belle).
i Zi: Guri i Zi (Bjeshka e Belegut); Mali i Zi (Bjeshka e
Belegut); Gurtë e Zi (Belle).
142
Zllonopojë, -a: Mali i Zllonopoj’s (Zllonopojë); Prroni i
Zllonopoj’s (Zllonopojë); Gropa e Zllonopoj’s (Zllonopojë).
Zmakë, -a: Maja e Zmak’s (Bjeshka e Lumëbardhit).
Zymer, -i: Zymerdani (Bjeshka e Strellcit); Kroni i Zymer
Danit (Bjeshka e Strellcit).
ZH
Zharre: Qafa e Zharres (Zharre);
Zhdrellë, -a: Rruga e Zhdrell’s (Bjeshka e Baballoqit); Krojt
e Zhdrell’s (Bjeshka e Baballoqit).
Zhig, -i: Zhigi (Pleqe); Zhiginat (Bjeshka e Belegut); Zhiginat
(Bjeshka e Madhe); Zhiginat (Bjeshka e Prejlepit); Prroskat e
Zhigit (Bjeshka e Baballoqit).
143
Përfundim
Në këtë punim kërkimet tona kanë qenë të
përqendruara në fushën e onomastikës, veçanërisht në fushën
e toponimisë. Kërkimet tona kanë qenë të përqëndruara në
mbledhjen e toponimeve në bjeshkët që i përkasin zonës
kadastrale të Komunës së Deçanit. Në ato vise malore që
historikisht janë populluar nga shqiptarët autokton kemi gjetur
një numër toponimesh e mikrotoponimesh të formuara nga vet
populli. Toponimia e këtij visi malor zakonisht janë apelativa
që emërtojnë një veçori ose karakteristikë të një vendi, të një
bime, kafshe apo të një pronari të tyre. Prejardhja kuptimore e
toponimeve të vjelura, del të jetë mjaft e larmishme, si: emra
vendesh sipas antroponimisë, patronimisë, zoonimisë,
fitonimisë, ojkonimisë, oronimisë etj. Në këtë punim është
tubuar materiali i vjelur në terren dhe materiali i marrë nga
hartat topografike e kadastrale duke tubuar 800 toponime dhe
mikrotoponime. Prej tyre i kemi arritur t’i klasifikojmë në:
Emra vendesh sipas hidronimisë 156
toponime si: kroje përrenj, liqene, gurra etj.
144
Emra vendesh sipas zoonimisë 27toponime.
Emra vendesh sipas fitonimisë 44 toponime.
Emra vendesh sipas patronimisë dhe
antroponimisë 170 toponime.
Oronime apo emra të maleve, fushave,
kodrave, gropave, qafave, majave si dhe
toponime tjera 400 sosh.
21 toponime dalin dygjuhësore, ndërsa tri
emërtime si të motivuara.
Bigëzimi i toponimeve në këto vise malore dëshmon
praninë e administratës serbe edhe në këto anë. Përpjeka
serbe për ndryshimin e toponimeve të këtyre viseve malore
vërehet më së miri në harta topografike të vitit 1942, 1960,
1972, 1982 dhe 1993. Në këto harta disa toponime janë
përkthyer nga shqipja, disa janë deformuar ose janë përshtatur
në gjuhë sllave, si: Velika kleka,(G’llija e Madhe) Lovski
potok (P’rroni i Gjes), Dečanska bistrice (Lumbardhi i
Deçanit), Velika čafa (Çafa e Madhe), Gura e mir (Gurra e
Mirë) Osovič stanovi (Stanet e Osaj)etj.Në harta kadastrale të
vitit 1983 të gjitha toponimetdalin të shënuara me alfabet
cirilik ku shihet qartë ndryshimi dhe deformimi i toponimeve
nga administrata serbe. Deformimi i toponimeve duket të jetë
i natyrshëm për arsye se alfabetit serb i mungojnë
145
bashkëtingëlloret e përbëra derisa alfabeti i gjuhës shqipe i
posedon këto shkronja, si p.sh. Hidronimin, Gurra e Mirë në
Bjeshkën e Deçanit në harta topografike dhe ato kadastrale e
gjejmë me emrin ‘’Gura e mir’’, po ashtu hidronimin P’rroni
i Livadhit gjendet me emrin ‘’Proni i livadit’’.
Toponimia e bjeshkëve të Deçanit, qofshin ato fjalë të
prejardhura apo të përbëra, qofshin fjalë të përngjitura apo
togfjalësha janë të formuara me elemente leksiko-gramatikore
të gjuhës shqipe dhe vetëm me anë të saj mund të shpjegohen.
Toponimet e formuara me kompozim ose përngjitje tregojnë
vjetërsinë e ndërtimit të tyre, si p.sh. Kroni Tedel (Pllaqicë e
Vokshit). Kjo dukuri është e pranishme edhe te formimi i
toponimeve të përngjitura, të cilat i kemi hasur te ndërtimi i
toponimeve sipas antroponimisë, si: Thepi i Delipjetrit
(Belle); Stani i Marpep’s (Belle) etj.
Fjalori me toponime të radhitura sipas alfabetit përbën
kapitullin e fundit të këtij punimi. Ky fjalor përbëhet prej 800
toponimeve .
146
Shtojca I
PYETËSOR
Toponimet e Bjeshkëve të Nemuna
Fshati______________Komuna____________Bjeshka__________
Emri i informatorit____________________mosha_____________
Arsimi____________________profesioni_____________________
Vendi i anketimit_________________________________________
Emra malesh____________________________________________
_______________________________________________________
_____________________________________________________
_______________________________________________________
____________________________________________________
Emra të ujërave, ________________________________________
_______________________________________________________
____________________________________________________
_______________________________________________________
_____________________________________________________
147
Emra vendesh__________________________________________
_______________________________________________________
_______________________________________________________
_____________________________________________________
_______________________________________________________
_______________________________________________________
_____________________________________________________
Emri dhe mbiemri i personit që e kreu anketimin__________
______________________________________________
Kush ishte i pranishëm gjatë anketimit__________________
__________________________________________________
_________________________________________________
______________________________________________
Data e anketimit______/______/__________/
148
1. Si quhet bjeshka e juaj?
a) A ka pasur emër tjetër në të kaluarën?
b) Nëse ka pasur, thoni kur është bërë ndërrimi i emrit
dhe për ç ‘arsye?
2. Me cilat bjeshkë kufizohet bjeshka e juaj?
3. Si është terreni në bjeshkën tuaj: kodrinor, malor apo
kdrinoro-malor?
4. Ç’maja të larta ka bjeshka e juaj. Thoni emrat e tyre?
5. Ç’emra të përveçëm kanë pjesët shkëmbore të
thepisura në bjeshkën tuaj?
6. Ç’emra të përveçëm ka për fundin e malit apo të
kodrës?
7. Ç’emra të përveçëm ka për faqen e malit apo të
kodrës?
8. A ka gryka, qafa, male me emra të përveçëm në
bjeshkën tuaj?
9. A ka shkëmbinj apo rrasa të mëdha në bjeshkën tuaj?
Thoni emrat e tyre.
10. Ç’lugje, qeta, lëndina e vise të tjera të dallueshme e të
emërtuara ka në bjeshkën tuaj?
11. A ka shpella në bjeshkën tuaj? Thoni emrat e
përveçëm të tyre?
12. A ka kodra apo kodrina ne bjeshkën tuaj? Thoni
emrat e përveçëm të tyre?
149
13. Ç’ emra të përveçëm lidhen me fjalën ah, bredh,
frashër, gështenjë, lis, shelg, shkozë, ferrë, pishë, molikë etj.
14. Ç’emra të përveçëm lidhen me fjalën boronicë,
dredhë, lincurr, dëllinja (gllija), shtarë, karajfile,?
15. A ka vend të caktuar për pushimin e bagëtive ne
bjeshkën tuaj? Thoni emrat e tyre?
16. A ka emra të përveçëm në bjeshkën tuaj që lidhen me
stinët e vitit: verë, vjeshtë, dimër, pranverë Pse janë quajtur
ashtu?
17. A ka emra të përveçëm pyjesh, shpellash lëndinash etj
që përmbajnë emra kafshësh të egra si: ujk, ari, dhi, dre,
kaproll, dhelpër, lepur etj. Thoni emrat e tyre?
18. A ka në bjeshkën tuaj ndo një vend ku rrëfehet për
ndonjë legjendë apo gojëdhënë për luftëra të ndryshme, rënie
heronjsh?
19. A ka emra të përveçëm që lidhen me emrat turk,
shkja, vlleh, grek malazez etj? Ç’tregohet për to?
20. A ka burime (kroje) në bjeshkën tuaj? Thoni emrat e
tyre?
21. A ka ujëra rrjedhëse në bjeshkën tuaj? Thoni emrat e
tyre?
22. A ka në bjeshkën tuaj ujëra ku bashkohen dy rrjedha
uji? Thoni emrat e tyre?
150
23. A ka rrjedhë uji që humbë nën tokë dhe del përsëri,
ose që shteron dikur në bjeshkën tuaj?
Thoni emrin e tyre?
24. A ka ndonjë rrjedhë a lumë që bie që bie nga lartësia?
Ç’emër të përveçëm ka?
25. A ka në bjeshkën tuaj liqen? Si quhet ai?A ka ndonjë
emër të përveçëm ndonjë pjesë e liqenit?
26. A ka burime ujërash minerale në bjeshkën tuaj? Thoni
emrat e përveçëm?
27. A ka në bjeshkën tuaj ujësjellës apo çezmë? Sa kohë
kanë që janë vënë dhe ç’emra të përveçëm kanë?
28. A ka në bjeshkën tuaj ndonjë kënetë apo moçal?
Thoni emrat e përveçëm?
29. Sa familje dalin në bjeshkën tuaj? Cilat janë llagapet e
tyre?
a) A ka ndonjë llagap për të cilin ruhet ndonjë
gojëdhënë?
b) A ka llagape që që lidhen me emra gjeografikë e
etnikë?
c) A ka ndonjë familje a fis të shuar? Si e ka pasë
llagapin
30. A ka ndonjë rrugë apo shteg që i lidhë bjeshkët në
mes veti? Thoni emrat e tyre?
151
31. A ka ndonjë shteg apo këmbësore në bjeshkën tuaj?
Thoni emrat e tyre?
32. A ka në bjeshkën tuaj rrugë me shumë kthesa (leqe)?
Thoni emrat e tyre?
33. A ka në bjeshkën tuaj ndonjë vendbanim të vjetër, apo
gjurmë vendbanimesh të hershme? Thoni emrat e tyre?
34. A ka në bjeshkën tuaj kulte fetare, kishë, xhami,
tyrbe, manastir etj.? Thoni emrin e tyre?
35. A ka varre në bjeshkën tuaj? Thoni emrat e përveçëm
të tyre?
36. A ka në bjeshkën tuaj vende që janë emërtuar sipas
figurave mitologjike p.sh. shtrigë, zanë, dreq etj? Thoni emrin
e tyre?
Të shënohet edhe çdo toponim që nuk është në pyetësorin e
mësipërm, sado i vogël qoftë në dukje dhe i parëndësishëm.
Mjafton të ketë një emër të përveçëm (Shkurtaj, 2015, f, 252-257).
152
Në këtë tabelë kemi dhënë emrat e personave
(informatorë), të cilët na ndihmuan në regjistrimin e
toponimeve të bjeshkëve të komunës së Deçanit.
Emri dhe mbiemri
|
Mo-sha
|
Bjeshka
|
Komu-na
|
Profe-sioni
|
Vendi i ankt.
|
Sali Ahmetaj
|
63 vjeç
|
Roshkodol
|
Deçan
|
Bujk
|
Isniq
|
Kadri Humaj
|
81 vjeç
|
Baballoqit
|
Deçan
|
Bujk
|
Baball-oq
|
Mustafë Lulaj
|
73 vjeç
|
Belle
|
Pejë
|
Mësues
|
Broliq
|
Zymer Balaj
|
59 vjeç
|
Belle e Epërme
|
Deçan
|
Zdrukth-tar
|
Isniq
|
Sami Lokaj
|
55 vjeç
|
B. Prejlepit
|
Deçan
|
Arsimtar
|
Prejlep
|
Muhamet Mehmetaj
|
77 vjeç
|
Zllonopoj
|
Deçan
|
Bujk
|
Isniq
|
Haxhë Tolaj
|
55 vjeç
|
Pllaqicë
|
Deçan
|
Bujk
|
Pobergjë
|
Ismail Osmonaj
|
76 vjeç
|
Milishevc
|
Deçan
|
Bujk
|
Isniq
|
Haki Pajazitaj
|
68 vjeç
|
Bjeshka e
Strellcit
|
Deçan
|
Arsimtar
|
Strellc
|
Enver Osdautaj
|
46 vjeç
|
Pleqe
|
Deçan
|
Profesor
|
Isniq
|
Qazim Lekaj
|
49 vjeç
|
Lumëbar-dhit
|
Deçan
|
Bujk
|
Lumë-bardh
|
Haxhë Tolaj
|
55 vjeç
|
Kurvallë
|
Deçan
|
Bujk
|
Pobe-rgjë
|
Fitim Ukëhaxhaj
|
40 vjeç
|
Bjeshka e Madhe
|
Deçan
|
Bujk
|
Carrab-reg
|
Bajram Tahiraj
|
46 vjeç
|
Bjeshka e
Belegut
|
Deçan
|
Arsimtar
|
Beleg
|
LITERATURA
Shkurtaj, Gjovalin. (2015). Onomastikë dhe
etnolinguistikë, Albas, Tiranë.
Doçi, Rexhep. (2005). Onomastika e Drenicës (I),
‘’NARTI’’ Prishtinë.
Sejdiu, Shefki. (1984). Fjalorth etnobotanik i shqipes,
‘’Rilindja’’ Prishtinë.
Sejdiu, Shefki. (2002). Sprova etimologjike, ‘’ERA’’
Prishtinë.
Shkurtaj, Gjovalin. (2013). Sociolinguistikë e shqipes,
Bot. I tretë, MORAVA, Tiranë.
Rexha, Iljaz. (2005). Onomastika mesjetare arbane në
arealin e Dardanisë, ‘’Europrinty’’, Prishtinë.
www. kca – ks. org
http:// geoportal.rks-gov.net
mmph-rks.org, Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Baliu, Begzad. (2016). Onomastika e Gallapit (I), Era,
Prishtinë.
Instituti për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit të
Kosovës (2003) Prishtinë.
155
Meha, Murat.(2013).Administrimi i tokave dhe
kadastri në Kosovë 2000-2014. Botues: AKK
Prishtinë .
Vojnogeografski institut Beograd. (1972). Karta 1: 25
000 (Ɖeravica) Peč.
Vojnogeografski institut Beograd.(1972). Karta 1: 25
000 (Ɖeravica) Dečan.
GIJNA. (1960). Karta 1: 200 000
Sistemi i Koordinatave të vitit (1942). RPS e
Shqipërisë dhe Jugosllavia.
AKK. (1992). ZK e Komunës së Deçanit, Hartë 1: 29
000.
KO ДEЧAHE, (1983). Kapta 1: 2500 ДEЧAHE-10
’’Гeokapta’’ Београд 1993.
Hoxha , Skënder. (2010). Fitonimia dhe Zoonimia e
Dushkajës ''Art poetika'' Pejë.
Comments
Post a Comment